Notrë Dami (Notre Dame) i shkatërruar nga flakët, mban relike të adhuruara nga katolikët, një organo të përmasave të mëdha dhe shumë vepra tjera arti.
E plaçkitur dhe e shpartalluar gjatë Revolucionit Francez dhe gjatë trazirave në vitin 1831, ky xhevahir gotik humbi një pjesë të kryeveprave të tij. Thesari i tij liturgjik që ishte një ndër më të pasurit në Francë, para se të zhdukej në vitin 1789, u rindërtua gradualisht.
“Punonjësit e Notrë Damit, arkitektët e ndërtesave të Francës, stafi i Ministrisë së Kulturës, u mobilizuan për të drejtuar zjarrfikësit tek veprat që duheshin shpëtuar me çdo kusht”, tha sot sekretari i Brendshëm i Shtetit, Laurent Nunez.
Relikja më e çmuar e mbajtur në Notrë Dam është Kurora e Shenjtë, që thuhet se është mbajtur në kokë nga Jezu Krishti pak para kryqëzimit, sipas besimit katolik.
”Kurora është e ndërtuar nga një rreth floriri fijesh xunkthi të mbledhura në tufë, me një diametër prej 21 centimetrash dhe me gjemba sipër”, sipas faqes së katedrales.
”Kjo relike u shpëtua nga flakët të hënën, si edhe tunika e Shën Luisit, që ruhej gjithashtu në katedrale”, sipas rektorit të saj.
Përveç Kurorës së Shenjtë, Notrë Dami thuhet se ruante edhe dy relike të tjera nga Kryqëzimi i Krishtit: një pjesë nga kryqi edhe një gozhdë nga kryqëzimi.
Përveç kësaj tri relike ishin vënë pranë statujës së Gjelit me Shigjetë që u shemb të hënën në mbrëmje: një kopje e Kurorës së Shenjtë me gjemba, një relike e Shën Denisit dhe një e Shën Zhënevievës.
Ndër tri organot e Notrë Damit, ajo më e madhja, ajo me pesë tastiera, 109 taste dhe rreth 8 000 tuba, është më e veçanta. E ndërtuar nga shekulli XV, organoja është zgjeruar gradualisht, derisa arriti përmasat aktuale në shekullin XVIII. Ajo e kaloi Revolucionin pa dëmtime, padyshim falë interpretimit të muzikës patriotike, siç shkruhet në faqen e katedrales.
Tri rozetat e Notrë Damit, që përfaqësojnë lulet e parajsës, janë ndërtuar në shekullin XVIII dhe janë rinovuar disa herë. Rozetat në veri dhe jug, dy më të mëdhatë, kanë një diametër prej 13 metrash. Ato gjenden në medaljone, te profetët, shenjtët, engjëjt, mbretërit dhe në pamjet për jetën e shenjtëve. Tri rozetat përfaqësojnë respektivisht Virgjëreshën, Jezuin fëmijë dhe Krishtin Madhështor.
Në shenjtore, gjendet pranë kolonës juglindore të pjesës anësore, Virgjëresha dhe Fëmija, statujë e gdhendur në mes të shekullit XIV, që është më e famshmja e 37 figurave të Virgjëreshës në katedrale. Pas altarit është statuja monumentale e skulptorit Nicolas Coustou, një piedestal i porositur nga Luigji XIV sipas dëshirës së babait të tij Luigji XIII. Realizuar mes viteve 1712 dhe 1728, Virgjëreshës mban në gjunjë trupin e Krishtit të zbritur nga kryqi.
Të enjten e kaluar, 16 statuja, të 12 apostujve dhe katër evangjelistëve, u hoqën nga muri i katedrales për t’u restauruar dhe i shpëtuan kështu fatkeqësisë.
Ndërmjet viteve 1630 dhe 1707, çdo 1 maj, korporata e argjendarëve parisianë dhuronte një pikturë në katedrale. Prej këtyre 76 pikturave të mëdha, 13 prej tyre janë të varura në kupola të ndryshme të katedrales. Në murin perëndimor të shën Guljelmit varet një nga pikturat më të bukura të katedrales, ”La Visitation” e Jean Jouvenet (1716) – kryevepër e shekullit XVIII dhe pjesë e korit barok të katedrales.
Në kullën jugore gjendet kambana më e madhe e Notrë Damit, e quajtur Burdon, që përdoret për festat katolike më të mëdha dhe për ngjarje të rëndësishme. Burdon u krijua më shumë se 300 vjet më parë dhe u pagëzua me emrin Emanuel nga kumbari i saj, Luigji XIV. Ajo peshon 13 tonë, vetëm pjesa brenda ziles që goditet me muret për të krijuar tingullin, peshon 500 kilogramë. /ata/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBardi i Bruklinit
NË MUNDSH
Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?
“Shiu pushonte dhe dilte dielli, kur në tribunë shfaqej udhëheqësi ynë Enver Hoxha”
Edith Durhami për luftëtarët shqiptarë
Thënie të Bernard Shawit: Në qiell, një engjëll është një njeri i zakonshëm!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit