Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian.
Siç thuhet në një njoftim për media, Hoxha potencoi se pas hyrjes në fuqi të MSA-së më 1 prill 2016, Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2019–2023, është programi i 4-të me radhë për zbatimin e MSA-së, i dakorduar mes Bashkimit Evropian dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Qeveria pas një procesi gjithëpërfshirës konsultativ më 19 mars 2019, ka miratuar PKZMSA-në 2019-2023, bazuar në strukturën e Kritereve të Kopenhagës, të ndara në 3 blloqe kriteresh: politike, ekonomike dhe standardet evropiane, duke përfshirë përafrimin e legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së”, ceku Ministrja Hoxha dhe shtoi se vëmendje e veçantë u është kushtuar tri aspekteve: Bashkëpunimit më të ngushtë me institucionet, konform reformave të propozuara në Program, Planifikimit të qëndrueshëm dhe realist, dhe Kostos buxhetore”, ka thënë ajo.
Hoxha theksoi se sipas planit, për vitin 2019 është paraparë realizimi i 70% i reformave, të paktën 280 masa afatshkurta.
“Kostoja e zbatimit të PKZMSA-së 2019-2023 për këtë vit është rreth 94.4 milionë euro, nga të cilat rreth 81.8 milionë euro nga buxheti i shtetit, rreth 12.6 milionë euro nga mbështetja e donatorëve (BE dhe donatorët bilateralë), pra, nuk ka vakum buxhetor”, u shpreh ajo.
Ministrja shtoi se Raporti i parë tremujor mbi zbatimin e PKZMSA 2019 – 2023 parashihet të publikohet në fillim të Majit 2019, derisa monitorimi i zbatimit të PKZMSA-së bëhet përmes platformës online.
Ministrja Hoxha u përgjigj edhe në pyetjet e anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Integrime, rreth MSA-së, reformave të planifikuara dhe lobimit rreth liberalizimit të vizave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025