Endrit Hoxhaj
Gjenerata ime e ditëve të këqija, është gjeneratë që e fabrikon koha dhe jo e kundërta e saj…
Një gjeneratë pa veshë, pa sy, pa kulturë dhe pa identitet!
Kjo është gjenerata që s’ka arsye për atë që bën dhe s’kërkon arsye për atë që do të ndodhë apo për vetë pasojat e mos arsyes…
Një gjeneratë që nuk dëgjon as prindër, as familje, as shokë e as miq…
Një gjeneratë që nuk shikon se çfarë ndodh përreth, e për pasojë të mosdëgjimit dhe kokëfortësisë boshe, mbetet në udhëkryq…!
Është një gjeneratë që përshtatet me të gjithë tjerët, por vetëm me shqiptarin dhe shtëpinë e vet, jo.
Një gjeneratë e mpleksur me të gjitha kulturat, por që vetëm me kulturën e shqiptarit stonon!
Një gjeneratë që i përshtatet çdo lloj rregulli të huaj, por jo rregullit të familjes së vet!
Një gjeneratë që nuk njeh moshë, as sëmundje, por vetëm lekët dhe pafytyrësinë e kohës.
Një gjeneratë që të moshuarit nuk ia liron ulësen e vet apo ta respektojë atë për arsye urtësie e vuajtjesh që ka kaluar në jetë!
Një gjeneratë që ushqehet vetëm me atë që shkruhet në mediat sociale!
Një gjeneratë që ka harruar origjinën dhe nuk e di ku do të shkojë!
Një gjeneratë që e mendon jetën pa përkëdhelinë e familjes!
Një gjeneratë që ka humbur shenjtërinë e familjes shqiptare të ruajtur ndër breza!
Një gjeneratë që familje ka telefonin dhe rrjetet sociale!
Një gjeneratë që gojën e shthur në infinit dhe durimin e neglizhon!
Një gjeneratë që më parë nxjerr fjalën e keqe, se gotën e ujit të sëmurit!
Një gjeneratë që ka gjithçka dhe asgjë!
Një gjeneratë që ka frikë nga krenaria e të qënurit shqiptar, por që mburret nga të qënët lëmoshë e globalizimit!
Një gjeneratë që nuk di asgjë për Skënderbeun, flamurin e kombin e tonë, por që di gjithçka jointeresante!
Një gjeneratë që nuk ka aspak ngjashmëri me paraardhësit e tyre, të cilët bënë kombin! Paraardhësit (prindërit, gjyshërit) që kishin gojën të lidhur me trurin dhe me arsyen! Ata kishin durimin e botës dhe sytë e shqiponjës, karakterin dhe moralin, familjen dhe trashëgimin, rregullin dhe respektin…!
Realiteti nga kjo gjeneratë shihet nëpërmjet telefonit! Një gjeneratë që shembujt e gabuar, i mëson nga telefoni e jo nga prindërit…
Një gjeneratë pa fe, një gjeneratë që është në dashuri me celularin, por jo familjen!
Një gjeneratë që nuk flet, por që vetëm ankohet për të jetuar!
Një gjeneratë plot liri të madhe, brenda kafazit që ka krijuar vetë!
Një gjeneratë që belbëzon të flasë, duke bashkuar rrokjet me gishta!
Një gjeneratë që jetën e jeton me filmime të pabesa të privatësisë së tjetrit, e jo me momente dhe emocione të bukura, personale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë