LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Vendi po lëviz në drejtim të mirë, ekonomia po forcohet

Tevdovski: Vendi po lëviz në drejtim të mirë, ekonomia po forcohet

Ministri i Financave dhe guvernatorja e Bankës popullore Anita Angellovska-Bezhovska janë në Washington në takime me Bankën Botërore dhe me Fondin Ndërkombëtar monetar.

“Në kushte kur numri më i madh i vendeve në botë po reduktojnë parashikimet e rritjes, për Maqedoninë e Veriut u rritën nga 2.8% në 3%, me parashikimet më të reja të Fondit ndërkombëtar monetar. Kjo është shenjë se vendi lëvizë në drejtim të mirë, ndërsa ekonomia po forcohet”, tha Tevdovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tevdovski vlerësoi se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut merr vulën e stabilitetit.


Në kuadër të takimeve në Washington, delegacioni i udhëhequr nga ministri Tevdovski dhe guvernatorja Angellovska-Bezhovska janë realizuar disa takime me përfaqësues të lartë të institucioneve dhe organizatave financiare ndërkombëtare./Telegrafi/