LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i Assange, WikiLeaks akuza në drejtim të ‘aktorëve të fuqishëm’ duke përfshirë CIA-n

Arrestimi i Assange, WikiLeaks akuza në drejtim të ‘aktorëve të fuqishëm’ duke përfshirë CIA-n

WikiLeaks ka akuzuar “aktorë të fuqishëm” duke përfshirë CIA-n për një përpjekje “të sofistikuar” për të dehumanizuar themeluesin e saj Julian Assange, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pas arrestimit të 47-vjeçarit, organizata shkroi në Twitter: “Ky burrë është një bir, një baba, një vëlla dhe ka fituar dhjetëra çmime gazetarie”.

“Ai është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe çdo vit që nga viti 2010”.


Si dhe pse Ekuadori përfundimisht "u lodh" nga Julian Assange dhe ia ndëpreu strehimin atij në ambasadën në Londër
Lexo po ashtu Si dhe pse Ekuadori përfundimisht "u lodh" nga Julian Assange dhe ia ndëpreu strehimin atij në ambasadën në Londër

“Aktorët e fuqishëm, duke përfshirë CIA-n, janë të angazhuar në një përpjekje të sofistikuar për dehumanizimin, delegjitimimin dhe burgosjen e tij. Mbrojeni Julianin”.

Themeluesi i WikiLeaks u nxor sot nga ambasada e Ekuadorit nga policia britanike pasi kaloi 2,487 ditë aty.

Kishte hyrë si djalë i ri, e doli si "i moshuar" - Assange kishte ndryshuar shumë gjatë 6 viteve qëndrim në ambasadën e Ekuadorit (Video)
Lexo po ashtu Kishte hyrë si djalë i ri, e doli si "i moshuar" - Assange kishte ndryshuar shumë gjatë 6 viteve qëndrim në ambasadën e Ekuadorit (Video)

Ndërsa ai u nxor nga ndërtesa – i ndryshuar në pamje – ai duket se bërtiti “Mbretëria e Bashkuar nuk ka civilizim” dhe “Mbretëria e Bashkuar duhet të rezistojë”.

Assange u strehua në ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku autoritetet donin ta pyesnin atë si pjesë e një hetimi të sulmeve seksuale.

Ky hetim më vonë u rrëzua, por Assange frikësohet se ai mund të ekstradohet për t’u përballur me akuzat në SHBA, ku prokurorët federal po hetojnë Wikileaks. /Telegrafi/