Shqipëria ka përballur dje një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për vjedhjen e disa miliona eurove, shuma ekzakte e të cilave nuk dihet ende e nuk bëhet publike; nuk bëhet fjalë që ngjarja përsëritet identik dy vite më pas dhe vjedhja ndodh sërish brenda pistës së Aeroportit; nuk është kaq i rëndë fakti që protagonist është i njëjti person, i dënuar edhe për dy vjedhje të mëparshme; as fakti që në kërkim policor si një person shumë i rrezikshëm ai vërtitej lirshëm në zonën e Aeroportit dhe në periferitë e Tiranës; as që kishte informacion tejet të saktë për transfertat e valutës e me siguri edhe për shumat që transportoheshin; as për faktin që i gjithë operacioni i menduar mirë dhe me shumë impenjim financiar dhe logjistik ishte organizuar pa rrjedhur asnjë informacion tek policia, shërbimi informativ apo strukturat e tjera të sigurisë; as për faktin që vjedhja në vetvete ngjante më shumë me një prej filmave më të sofistikuar të Hollivudit.
Jo.
Të gjitha këto janë tejet të rëndësishme dhe duhen analizuar një nga një. Por, ngjarja është shumë më e rëndë, madje më e rënda e viteve të fundit për një tjetër arsye. Shqipërisë nuk i janë vjedhur 7, 8, 10 apo 12 milionë euro. Shqipërisë i është cenuar deri në themel siguria e saj. I ka rënë ose ka falimentuar siguria e një prej vendeve më të kontrolluara dhe të sigurta, Aeroportit. Aeroporti i një vendi anëtar të NATOS, Aeroporti civil e njëkohësisht ushtarak, ku ndodhet Komanda e Forcave Ajrore, është thyer me lehtësinë më të madhe nga pesë banditë. Banda ka pasur synim vjedhjen e valutës, por ajo mund të kishte bërë çfarë të donte. Mund të kishte marrë peng avionin ku tashmë qenë ulur 160 pasagjerë, mund ta kishte hedhur atë në erë, mund të kishte marrë peng presidentin e vendit që u kthye nga Danimarka me po atë avion, apo ndonjë zyrtar të lartë amerikan që udhëtonte pak më vonë.
Nëse në vend të hajdutëve do të kishin qenë katër terroristë, Shqipëria do ishte sot në faqet e para të gjithë shtypit botëror, duke bërë lajmin më të keq për të. Dhe kjo ndodh në Aeroport. Në një prej vendeve të sigurisë më të lartë!
Të rralla janë vendet në botë, që kanë një siguri të tillë. Më ka qëlluar të udhëtoj në aeroporte të izoluar e të vegjël afrikanë, aziatikë apo të Amerikës qendrore, por siguria e aeroporteve është një çështje jashtë çdo diskutimi. Pas sulmeve mbi kullat Binjake dhe Pentagonin më 11 Shtator 2001, e gjithë bota ka investuar shumë në sigurinë e aeroporteve dhe në kontrollin e tyre. Shqipëria jo! Ndaj them që Shqipërisë i është cenuar siguria kombëtare.
Siguria e Aeroportit nuk është vetëm detyrë e shoqërisë koncesionare. Më 2 Shkurt 2011, Qeveria shqiptare ka ngritur një Komitet Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, i cili është i ngarkuar edhe për sigurinë e Aeroportit “Nënë Tereza”. Komiteti ka për kryetar drejtorin e Autoritetit civil dhe për nënkryetar drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Anëtarë të tij janë drejtori i doganave, drejtori i kufirit, shefi ushtarak i forcave ajrore, drejtori i Emergjencave Civile, drejtori i ANTA-s dhe shumë e shumë zyrtarë të tjerë të lartë. Komiteti mblidhet çdo tre muaj, por asnjë dokument nuk vërteton dot se kur është mbledhur për herë të fundit ky komitet.
E gjithë kjo shpurë zyrtarësh të lartë të sigurisë duhej të kishte vënë re që koncesionari nuk i respektonte detyrat e veta. Siç mund të konstatonte që nga vjedhja e parë që objekti ndoshta më i rëndësishëm në vend ishte lehtësisht i depërtueshëm dhe i pambrojtur. Pra, pa asnjë diskutim, shteti ka falimentuar i gjithi, bashkë me koncesionarin që në gjithë këto vite se ka fshehur kurrë arrogancën e tij. Arrogancë që nuk dihet nga buron.
Ndaj, në Rinas nuk janë vjedhur thjeshtë disa milionë dollarë. Në Rinas ka rënë siguria kombëtare e Republikës së Shqipërisë dhe ka marrë një goditje fatale besimi i partnerëve tek ne. Një ngjarje që me siguri do ngelet sërish pa përgjegjës, si gjithnjë në një vend ku ndëshkohet me të drejtë një shitës që shet pa kupon tatimor dhe falen pa të drejtë dhe në mënyrë flagrante zyrtarë që janë përgjegjës për humbjen e milionave dhe cënimin e sigurisë së vendit.
Kjo është realisht fatkeqësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje