LAJMI I FUNDIT:

Grabitja në Rinas, flet vëllai i Admir Muratajt

Grabitja në Rinas, flet vëllai i Admir Muratajt

Jashtë ambienteve të policisë për të marrë një konfirmim zyrtar nëse është Admir Murataj personi që është vrarë ditën e djeshme, pret edhe vëllai i tij, Tan Murataj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se ka komunikuar personalisht me të dhe thotë se familjes kanë filluar t’i vijnë ngushëllimet, por se ata nuk i kanë hapur ende dyert e mortit.


Identifikohet grabitësi i vrarë në Rinas
Lexo po ashtu Identifikohet grabitësi i vrarë në Rinas

“Kërkoj të di nëse është vëllai im. Zyrtarisht nuk dimë gjë për vëllanë Familja jonë po merr ngushëllime. Policia nuk na konfirmon që i vrari është Admiri’, ka thënë ai.

Duket se për të konfirmuar zyrtarisht vrasjen e Muratajt, policia pret edhe analizën e ADN-së nga Greqia, vendi fqinj ku edhe ishte dënuar e më pas arratisur nga burgu.