LAJMI I FUNDIT:

Hapet një fabrikë e re nga PrimoFlex Mattress

Hapet një fabrikë e re nga PrimoFlex Mattress

Këtë javë PrimoFlex Mattress përuroi fabrikën e re, ndër më modernet në vend dhe rajon për përpunimin e tekstilit shtëpiak dhe dyshekëve.

Në kuadër të fabrikës gjendet showroom-i, i cili do të shërbejë si pikë shitëse dhe prezantimi për produktet e kompanisë.

Një numër i madh i klientëve, bashkëpunëtorëve dhe partnerëve të biznesit ishin pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së fabrikës, duke treguar interesim të veçantë për produktet e kompanisë, por, njëkohësisht duke vlerësuar punën dhe korrektësinë e PrimoFlex Mattress ndër vite.

Përmes hapjes së kësaj fabrike prej 3,000 m2, do të krijohen fillimisht më shumë se 30 vende të reja të punës, ndërsa me planet e kompanisë ky numër pritet të rritet ndjeshëm në të ardhmen.

Vlen të përmendet se sukseset e PrimoFlex Mattress kanë tejkaluar kufijtë e Kosovës, duke shtrirë gamën e produktet të saj edhe në shtetet e rajonit. Synim i kompanisë është zgjerimi i këtyre tregjeve dhe shtrirja në ato të Bashkimit Evropian.

PrimoFlex Mattress gjendet në zonën industriale, rruga Pejë-Prishtinë.

Po ashtu, produktet e PrimoFlex Mattress mund t’i gjeni dhe blini online në http://www.primoflex-ks.com/.

Artikull i sponsorizuar