Krsto Lazarevic
Tingëllon aq miqësore sa e padëmshme. Kongresi Botëror për Familjen. Kush do të mendonte se tek kjo ide fshihet një nga rrjetet më të mëdha të antifeministëve, atyre që urrejnë homoseksualët, e që janë rreptësisht kundër abortit.
Ata u takuan në një pallat llamburitës në qendër të Veronës për të demonstruar kundër arritjeve civilizuese të dekadave të fundit. Në dispozicion u ishte vendosur një sallë e qytetit të Veronës që në tetor u vetëquajt “qyteti i jetës”. Edhe kjo tingëllon e bukur, por konkretisht do të thotë, se u bëhet ferr jeta atyre grave që kanë vendosur të abortojnë.
Ajo që thuhet në këtë kongres ka të bëjë vërtet shumë pak me mbrojtjen e familjes. Evolucioni vihet në pikëpyetje – një pjesëmarrës madje thotë, se ka qenë e gabuar heqja e ndarjes racore në SHBA. Deputeti evangjelist ukrainas, Pavlu Ungurjan dëshiron një “zinxhir biblik evropian nga Italia, Rumania, Kroacia, Hungaria deri në Ukrainë.” Ata gjithmonë theksojnë se familja është baza e shoqërisë. Po, kjo është e vërtetë! Por familja ka qenë edhe baza ku u mbështet fashizmi, varësisht nga ajo se cili botëkuptim për familjen mbështetej.
Kush mendon, se është mirë të ndiqet nga pas ati autoritar me bindje pa shtruar asnjë pyetje, ai bie pre më shpejt e bindjes ndaj një “fyhreri” – udhëheqësi që i merr vendimet duke anashkaluar popullin. Në botëkuptimin për familjen të gjithkujt reflektohen bindjet politike dhe prekshmëria ose jo nga ideologjitë totalitare.
Duke përdorur këngën e njohur të “Scorpions” motoja e kongresit është “Wind of change” – e këtë e dëshirojnë organizatorët. Një furtunë që të fshijë demokracitë liberale perëndimore.
Pjesëmarrësit nuk i vlerësojnë politikat që ndiqen në vende si Suedia, Norvegjia apo Koreja e Jugut, që kanë rezultate të mira në renditjen e barazisë gjinore, Jo, modelet e tyre janë Hungaria dhe Brazili, qeveritë e djathta të të cilave ndjekin një politikë regresive për familjen, dhe ku pakicat seksuale dhe etnike nuk kanë si të presin asgjë të mirë nga shteti. Në këtë takim folën edhe ministrja e familjes së Hungarisë dhe Brazilit.
Tek të ftuarit është edhe Radosh Pejoviq që ngre lart kriminelin e luftës, Ratko Mladiq dhe vrasjen e 8000 myslimanëve e quan “çlirim të Sarajevës”. Pra, duhet të kenë një masë të pashembullt paturpësie këta njerëz që flasin pastaj se duan të mbrojnë “jetën e palindur.”
Nuk është rastësi që kongrese të tilla zhvillohen para zgjedhjeve evropiane e në një shtet të BE-së. Organizatorët duan të tregojnë me këtë, se jo vetëm vende të vogla të BE, si Hungaria janë të prekura nga zhvillimet autoritare të djathta – vendi ku ky kongres u zhvillua në vitin 2017 me ndihmën e Viktor Orbán e partisë Fidesz – por e gjithë Evropa është e prekur nga kjo.
Ata duan ta sulmojnë Evropën liberale, pak para zgjedhjeve evropiane, jo nga krahët, por drejt e në mesin e saj. Të mbështetur edhe nga një parti qeverisëse e vendit të katërt më të madh të BE. Sepse në kongresin e këtij rrjeti mori pjesë nga Lega edhe Matteo Salvini. Venecia – një rajon i qeverisur nga Lega ka bashkëfinancuar këtë takim: Rrjetin e krahut djathtist që hapur nxit urrejtjen kundër homoseksualëve dhe të drejtave bazë të grave. Dhe të kujtojmë se e gjithë kjo bashkëfinancohet nga taksapaguesit italianë.
(Autori ka lindur në Bosnje-Hercegovinë; si fëmijë me familja ka shkuar në Gjermani. Jeton në Berlin, ku punon si gazetar dhe publicist për disa media gjermane)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë