LAJMI I FUNDIT:

Merko: Nuk shkon kryetari me fiqo (Video)

Merko: Nuk shkon kryetari me fiqo (Video)

“Borxhet e komunës janë të parëndësishme, ne do t’i paguajmë”, tha kreu i komunës së Strugës, Ramiz Merko, në pyetjen se pse komuna e Strugës ka furnizuar “Audi” që kushton 67.000 euro për nevojat e tij si kryetar komune, në situatë kur Struga është në borxh prej 4 milion eurove.

Dje në TV24, derisa u prezantuan incizime të automjetit të tij ai komentoi: “Shikoni sa i mirë është”, duke iu referuar automjetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen pse nuk ka përdorur automjetin “Shkoda” që i furnizoi komuna, dhe që kanë kushtuar dhjetëra mijëra euro, Ramiz Merko tha se “Shkoda” s’ka qenë automjet për të.


“Struga është 200 kilometra larg, një të ardhme prap 400 kilometra. A nuk është e turpshme që kryetari i komunës të mbes nëpër rrugë? ‘Shkoda’ do të shkojë me shpejtësi më të vogël. Çfarë kryetari ju dukem unë? Të shkoj me fiqo?”, tha Merko duke shtuar se gjatë vitit 2005 kur ka qenë kryetar i komunës së Llukovës ka përdorur automjet “Opel Vectra” dhe përderisa ka qenë kryetari i atëhershëm i Serbisë Tadiq, delegacionet kanë pasur “Mercedes” dhe “Audi” ndërsa ai ka qenë me “Opel Vectra”.

Sipas tij nuk vlen që kryetar i komunës të jetë me tesha të grisura dhe automjet të dobët dhe se nuk i bie pishman që ka blerë veturën e re./Telegrafi/