LAJMI I FUNDIT:

Elezi: Menaxhimi më i mirë me paratë shtetërore përmes strategjisë për zhvillim të kontrollit të brendshëm e publik financiar

Elezi: Menaxhimi më i mirë me paratë shtetërore përmes strategjisë për zhvillim të kontrollit të brendshëm e publik financiar

Përmes sigurimit të sistemit efikas të kontrollit të brendshëm financiarë në sektorin publik do të mundësojë menaxhim më të mirë të mjeteve publike, më shumë përgjegjësi dhe efikasitet më të madh në shpenzimin e tyre, kështu është thënë në konferencë me përfaqësues të Komisionit evropian, OECD dhe Sigma është prezantuar “Politika për kontroll të brendshëm financiarë në sektorin publik” ose më saktë strategjia e ardhshme për zhvillim të kontrollit të brendshëm financiar.

Siç njoftojnë nga kabineti i zëvendësminsitres së financave, nga Komisioni evropian theksuan se jemi vendi i parë në rajon që kemi implikuar një strategji të tillë, njofton Telegrafi Maqedoni

“Në këtë strategji bëhet fjalë për disa punë shumë të rëndësishme, harxhim më të përgjegjshëm dhe efikas të parave shtetërore në nivel qendror dhe lokal, planifikim strategjik të financave, mekanizëm më kualitativ, suspendim të parregullsive dhe shfrytëzimi i paligjshëm i financave publike si dhe rritja e transparencës etj, krahas kësaj edhe forcimi i kontrollit dhe aktiviteteve të ngjashme ku do të ketë ulje të korrupsionit, pasi që kjo fushë pritet të jetë pjesë e bisedimeve me BE-në, si pajtueshmëri e standardeve dhe praktikave më të mira në BE”, kështu theksoi zv.ministrja e financave Shiret Elezi.


Nga Komisioni evropian theksuan se reformat do të sigurojnë më shumë transparencë dhe përgjegjësi në sjelljen e vendimeve.

Komisioni evropian po përkrah Politikën për kontrollin e brendshëm financiar në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Maqedonia Veriore tash ka strategji nacionale si kontrolli i brendshëm që tashmë po praktikohet në administratë publike. Reformat e tanishme padyshim që do sjellin më shumë transparencë në sjelljen e vendimeve të rëndësishme në harxhimin e parasë publike, ka deklaruar kështu Rejmond Hil drejtues për kontroll të brendshëm financiar dhe buxhet në Komisionin Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori