Muhamed B. Sytari
Para disa ditësh ndërroi jetë një burrë i nderuar, që në fjalorin e shoqërisë sonë qytetare quhet: “Zotni Shkodre”. Shpeshherë e kam parë në xhami. Një burrë i qetë, i buzëqeshur, komunikues. Nuk e mbaj mend ndonjëherë jashtë kësaj kornize. Jemi përshëndetur disa herë, me shumë dashamirësi e respekt. Ai me buzëqeshjen e tij, me respektin dhe finesën e zotnillëkut të tij, ka lënë gjurmë respekti e nderimi në kujtesën time.
Akoma sot kujtimi i tij më sjell ndër mend fjalën e urtë profetike të shekujve të shkuar: “Ata që do të jenë më afër meje në tubimet e ditës së kiametit, janë ata që kanë sjelljen më të mirë”. Sepse, në të vërtetë, në Islam: “Feja është mënyra e sjelljes”!
Pikërisht, ky model esencial i marrëdhënies së myslimanit në shoqëri, është përgjigjja më e urtë praktike për krejt ata që frikësohen nga propaganda islamofobe dhe thonë: “Islami na urren!”.
E vërteta është se shoqëria e jonë ka nevojë për modele frymëzuese të myslimanit-qytetar, atij që qytetarinë islame e ka në gjen dhe di ta shfaqë edhe me heshtjen e tij, edhe me një buzëqeshje, edhe me një gjest fisnik, edhe me një fjalë të urtë, që ndërton e përhap dritë…
Realisht, shoqëria jonë ka nevojë për prekjet begatuese të Islamit që e zbut natyrën njerëzore, që e bën njeriun, Njeri: të paqtë, paqtues, paqebërës, dhurues i sigurisë me sjelljen dhe moralin e tij, garanci për këdo, me të cilin ka një kontakt a një marrëdhënie, përtej fesë e bindjes, tamam sikurse udhëzojnë tekstet e shenjta të fesë islame!
Shoqëria e jonë ka nevojë për njerëz me fytyra të qeshura, që hyjnë në xhami e dalin prej saj me fytyrë të qeshur, me nur besimi, me shenjat e prehjes, që konvertohen në mirësjellje e mëshirë për krijesat e Zotit në marrëdhëniet e përditshme, mbështetur në udhëzimin muhamedan: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllasë tënd është sadeka!”, pra, buzëqeshja barazohet me lëmoshën e lavdëruar, që gëzon zemrën dhe shëron plagën!
Shoqëria jonë, përherë e më shumë ka nevojë për modelin e myslimanit, me mirësjelljen e të cilit zbulohen perdet e hirta të paragjykimit, dyshimet vrastare që mbushin kokat e njerëzve të zakonshëm, që nuk na kanë as u kemi asnjë borxh, përveç mirësjelljes dhe respektit për shkak të origjinës së përbashkët.
Modeli i zotnive myslimanë me fytyra të qeshura, më kujton shpesh fjalën e urtë, plot kuptime qytetëruese, me të cilën profeti i Islamit i drejtohej njerëzve: “Krijesat janë krejt nevojtare për All-llahun, më i dashuri i tyre për Të, është më i dobishmi i tyre për krijesat e Tij”!
Dhe, unë mendoj se shoqëritë njerëzore sot, janë nevojtare për modelin e myslimanit; njeriut të paqtë, dhuruesit të sigurisë, shembullit në mirësjellje, ndërtuesit të urave të komunikimit, njeriut-NJERI, atij që pa asnjë paragjykim pret në derë të xhamisë edhe terroristin e fshehur vrastar, me buzëqeshje të sinqertë dhe me një mirëseardhje: “Hello brother!” të sinqertë, ndonëse myslimani dhe terroristi qëndrojnë larg njëri-tjetrit, si vetë polet e kundërta..!
Ka nevojë të madhe bota e jonë të çlirohet nga “tregtia” e pandershme dhe e paligjshme e islamofobisë, sepse, në fund të fundit, Njeriu i sotëm dhe ata që vijnë duhet ta dinë e të binden se: Islami nuk ju urren, zotëri!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë