Alexandra von Nahmen
Raporti i hetuesit të posaçëm, Robert Mueller, është zhgënjyes për të gjithë ata që prisnin që “afera ruse” të ishte edhe sinjali i fundit të presidencës së Donald Trumpit. Gati dy vjet hetoi Muelleri. Por, prova për një komplot të Trumpit dhe ekipit të tij me Rusinë për zgjedhjet presidenciale nuk u gjetën.
Cakun e veprës kriminale në raportin e hetuesit të posaçëm nuk e kaloi as takimi i shumëpërfolur i djalit të Trumpit, Donald Trump Jr., dhe këshilltarëve të tjerë në “Trump Tower” me avokaten ruse që kishte qëllim të hapur për të marrë informacione që rëndonin Hillary Clintonin.
I tillë ishte edhe reagimi i presidentit amerikan të dielën: “Çlirim i plotë dhe i përgjithshëm”, shkroi ai në Twitter pas dorëzimit të raportit tek ministri i Drejtësisë. Para reporterëve në Mar-a-Lago, në rezidencën e tij Trump u paraqit i zemëruar. Është turp, që vendi dhe ai personalisht duhet të vuanin nga hetimet, që sipas tij kishin një qëllim – të shkatërronin atë.
Këtu harrohet se Donald Trump në bazë të të gjitha kritereve të kulturës politike nuk del i panjollosur nga kjo aferë: fakti që djali i tij të paktën ishte i gatshëm të merrte ndihmë nga qarqet qeveritare ruse, (edhe pse në fund nuk u realizua), hedh hije mbi të, por ashtu si fakti tjetër, që menaxheri i fushatës zgjedhore, Paul Manafort, për vite me radhë kishte kontakte me oligarkët e afërt me Kremlinin, dhe asistentë të tjerë të fushatës zgjedhore, u dënuan në lidhje me hetimet ruse.
Edhe nëse nxitojnë demokratët, në epokën e Trumpit steka e skandalit është shumë më e lartë se në kohë “normale”. Trumpi ia ka dalë me serinë e pandërprerë të skandaleve e miniskandaleve të topitin opinionin publik amerikan. E kështu, pavarësisht se ç’shkruan Robert Mueller në raportin e tij, Trumpi mund ta shesë këtë raport si fitore të tij. Shikoni, e kam thënë gjithmonë, gjithçka ka qenë një gjueti shtrigash, gjithçka një fushatë ilegale, për të më larguar nga posti.
Por, edhe nëse presidenti ndjehet i konfirmuar në këtë moment, ai gabon nëse beson se me raportin e Muellerit të gëzueshëm për të marrin fund edhe problemet e tjera. Përsa i përket pengimit të drejtësisë, Mueller nuk arrin në një përfundim të qartë. Raporti nuk konkludon se presidenti e ka kryer këtë si vepër penale, por as nuk e lehtëson. Si rrjedhojë demokratët nuk do të lënë asgjë pa provuar, që të marrin në dorë të gjithë raportin dhe dokumentet ku bazohet ai.
Ndërkohë, në Kongres ka një sërë komisionesh hetimore të krijuara në kongres dhe hetime të prokurorisë së Nju Jorkut, që merren me parregullsi dhe me veprime potencialisht ilegale të Trumpit si njeri i biznesit, gjatë kohës së fushatës zgjedhore dhe gjatë mandatit. Ndoshta asnjë prej tyre nuk do të përfundojë me largimin e Trumpit nga posti i presidentit. Por në fund të presidencës së tij, kurdo kur të jetë ajo, këto hetime mund ta çojnë atë para drejtësisë.
Edhe nga ana politike hetimet mund ta dëmtojnë Donald Trumpin. Përkrahësit vërtet që i mbeten atij besnik, vendi vërtet që është lodhur dhe topitur prej tij, por ka shumë amerikanë që u ka ardhur në majë të hundës që e përjetojnë përditë presidentin e vendit të tyre si një njeri skandalesh. E nëse demokratët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale vërtet do të zgjedhin një kandidat të respektuar e karizmatik, që mund të dalë me Trumpin përballë në fushatë, disa votues të lëkundur mund të pyesin veten, a e duam këtë “shou trumpiste” edhe katër vjet të tjera? /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe