LAJMI I FUNDIT:

Pas një zënke me gruan, merr aeroplanin dhe përplaset në lokalin brenda të cilit ishte partnerja e tij – humb jetën piloti (Video)

Pas një zënke me gruan, merr aeroplanin dhe përplaset në lokalin brenda të cilit ishte partnerja e tij – humb jetën piloti (Video)

Pas një zënke që e kishte pasur me gruan e tij, një burrë kishte hipur në aeroplan dhe ishte përplasur në një kafiteri në Botswana, duke mbetur i vdekur në vend.

Charl Viljoen, pilot i Kalahari Air Services, raportohet se ishte përplasur me aeroplan e vjedhur në lokalin ku gruaja e tij kishte organizuar një aheng, transmeton Telegrafi.


Ai fillimisht kishte fluturuar disa herë shumë afër lokalit, dhe me telefon i kishte njoftuar mysafirët që të dalin jashtë nëse dëshirojnë t’i shpëtojnë vdekjes.

Në videon e publikuar më poshtë, ai shihet duke fluturuar pak metra mbi tokë dhe në një moment përplaset në afërsi të Mochudi në Botswana, pranë vijës kufitare me Afrikën e Jugut.

“Kishin  organizuar një aheng në Matsieng. Por dyshja u grindën dhe në një moment e goditi gruan dhe të gjithë i thanë se nuk duhet ta trajtosh ashtu një femër”, ka deklaruar një dëshmitar.

Mediat lokale raportojnë se ai i kishte telefonuar një miku që ishte brenda lokalit, për ta pyetur nëse gruaja e tij ishte ende brenda. Megjithatë, si pasojë e përplasjes ka humbur jetën vetëm piloti, si dhe janë shkatërruar edhe 13 vetura të parkuara në afërsi të lokalit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori