LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i veteranit Arben Doçi: Thotë se luftoi për Kosovën, por duhet të shkojë në Kroaci për të siguruar “bukën e gojës”

Rrëfimi i veteranit Arben Doçi: Thotë se luftoi për Kosovën, por duhet të shkojë në Kroaci për të siguruar “bukën e gojës”

Ish luftëtari i UÇK-së, tashmë veteran, Arben Doçi, 40 vjeçar nga Klina është duke u ndjerë i zhgënjyer me gjendjen e keqe në të cilën gjenden sot veteranët e luftës (përfshirë dhe veten e tij), 20 vjet pas lufte.

Doçi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është duke e marrë pagën e veteranit prej 170 euro, mirëpo nuk mjafton për t’ia siguruar një jetë më të mirë familjes së tij.

Veterani i UÇK-së, i cili ka vepruar në stacionin “Shigjeta” në zonën e Pashtrikut në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm, theksoi se ka punuar më herët në sigurim, mirëpo me ligjin e veteranëve nuk ka të drejtë të punojë punë tjetër.


“Kam punuar në sigurim, por na ndaluan me këtë ligjin e veteranëve. E tash punoj aty – këtu diçka fizikisht. E marr pagën e veteranit 170 euro. Jam i martuar, i kam katër vajza. Gruaja nuk më punon. Vajzën më të vogël e kam pesë vjeçare dhe më të madhen e kam 16 vjeçare”, rrëfen ai.

Ai shprehu shqetësimin e tij me jetën që është duke e zhvilluar në Kosovë, sa që ka vendosur që të shkojë në Kroaci, për të punuar dhe për t’ua siguruar një mirëqenie më të mirë vajzave dhe gruas së tij. Doçi thotë se ikja e veteranëve nga Kosova është një luftë speciale që po iu bëhet, nga ‘bashkëluftëtarët’, të cilët janë në pushtet pasi nuk përkojnë me interesat e tyre.

“Për qejf nuk e lë askush vendin, familjen. 80 për qind e bashkëluftëtarëve, gjysma vdiqën e gjysma ikën jashtë. E kam vizën kroate, për në Kroaci. E kam lejen e punës për momentin për një vit, por se di çka ndodh nëse mund të rri apo jo. Vet mendoj të shkoj e të punoj ndonjë punë atje. Nga fillimi i javës tjetër mendoj të nisem. Kjo është një luftë speciale e të huajve me politikanët tonë, për t’i larguar këtë kategori të cilët nuk kanë marrëveshje me politikanët tanë. E arsyeja e vetme është që ne të largohemi, se me njerëzit e luftës nuk munden ndryshe me bo, vetëm për interesa të veta”, vlerëson Doçi.

E mundësia për punësim në Kosovë sipas tij, është që të kesh pushtet ose para. “Me ta duhet të kesh ose pushtet ose pare ose…Këto janë kushtet për me të shti në punë ata. Fatmir Limaj, Azem Syla, Kadri Veseli, Hashim Thaçi e tjerë që sot janë në pushtet kanë qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm e unë kamë qenë në njësitin e operacionit ‘Shigjeta’, të cilin e ka udhëheq Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Këta në pushtet sot s’janë për ne, sepse faktikisht janë për vete”, u shpreh i zhgënjyer, veterani i luftës Arben Doçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori