Problemi i Kosovës në implementimin e ligjeve po reflekton edhe në mungesën e grave në vendimmarrje dhe përkundër kornizës të mirë ligjore për barazi gjinore, ka ngecje në zbatimin e saj, gjë e cila vë në pah nevojën që ka vendi për më shumë gra në politikë.
Kështu u tha në takimin “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë” të Rrjetit të Grave të Kosovës, ku u theksua se fuqizimi i vajzave dhe grave do të thotë fuqizim i tërë shoqërisë.
Annette Fath Lihic nga Zyra e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, tha se bashkësia evropiane mbetet e përkushtuar që të ndihmojë në rritjen e përqindjes së grave në politikë.
“Problemi kryesor qëndron në implementimin e këtyre ligjeve, kështu që duhet të shfrytëzoj këtë mundësi, të thërras autoritet kosovare, të mbyllin këtë hapësirë mes implementimit dhe legjislacionit, që të mos ndikohet jeta e grave, sepse ato përbejnë 50 për qind të popullatës, por po ashtu sepse kjo është një drejtësi sociale dhe një kusht i domosdoshëm për funksionim më të mirë të shoqërisë. Dua të nxis gratë që të marrin pjesë në proceset politike”, u shpreh ajo.
Koordinatorja për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, kërkoi të ketë iniciativa për rritjen e kuotave për gratë, pasi ka ende punë për të bërë sa i përket kësaj çështjeje.
“Kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe gjithashtu shohim në shumë vende se kur kemi gra në politikë, impakti është më i madh, do të thotë në politikat që kanë të bëjnë me tërë shoqërinë, e kemi parë këtë në Suedi… Kur kemi gra në politikë kemi pasur kujdesin për shtëpinë, kujdesin për të moshuarit, pushimet e lehonisë, se si të kombinojmë këto gjëra kur dëshirojmë të kemi familje dhe të jeni gjithashtu edhe profesionist aktiv. Këto çështje janë diskutuar më shumë kur kemi gra në politikë. Mos të lejojmë t’i lëmë gratë në pozitë që të zgjedhin se a duam të kenë familje apo duan të jenë profesioniste. Mund t’i kombinoni të dyja, këtë i kemi parë në tërë botën. Dhe, kjo është arsyeja pse numrat kanë rëndësi”, tha Richardson.
Richardson tha se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, teksa shtoi se shpreson që kjo të ndodhë së shpejti.
Ndërsa, deputetja Mexhide Mjaku-Topalli tha se projekti “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”, jo vetëm që do të arrijë të lëvizë gjërat që janë në interes për qytetarët, do të arrijë t’i bëjë bashkë të gjitha gratë për të mbështetur njëra-tjetrën.
“Përderisa disa e kundërshtojnë vlerën e kuotës gjinore, shumica e shohin pozitivisht futjen e saj në Kosovë, pasi që kjo ka çuar direkt në rritjen e numrit të grave në Parlamentin e Kosovës. Përderisa kuota 30 për qind në kuvendin lokal dhe nacional në pjesën më të madhe është zbatuar, ligji për barazi ligjore që parasheh që gratë të mbajnë 50 për qind të posteve në vendimmarrje nuk është zbatuar. Partitë duhet të përqafojnë frymën e kuotës gjinore duke zhvilluar strategji për të rekrutuar dhe mbajtur gra si anëtare të partive më përgatitjen dhe mbështetjen e tyre për të kandiduar si kandidade të suksesshme”, theksoi Topalli.
Sipas saj, partitë duhet të respektojnë kuotën, duke mbështetur gratë edhe si udhëheqëse në parti dhe qeveri.
Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, tha se projekti në fjalë ka për qëllim rritjen e numrit të grave në vendimmarrje.
Ajo bëri të ditur se ky projekt është 4-vjeçar, në mënyrë që të arrihet të përmbushet caku i synuar.
Në kuadër të kësaj, Rogova theksoi se lobi i grave gjatë këtyre viteve ka realizuar shumë takime nëpër komuna.
“Ne jemi sot me energji pozitive, sepse ajo ëndërr që e kemi nisur vitin e kaluar na është realizuar. E ajo ëndërr është që ne u bashkuam dhe ne kemi gjetur përkrahje, duke e falënderuar Zyrën e BE-s, për të realizuar bashkimin dhe solidaritetin tonë. Si objektiv është fuqizimi i angazhimit qytetar, barazi gjinore dhe demokracisë gjithëpërfshirëse nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje”, tha ajo./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit