LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon zbatimi i masave parandaluese ndaj etheve hemorragjike në Malishevë

Vazhdon zbatimi i masave parandaluese ndaj etheve hemorragjike në Malishevë

Në territorin e Komunës së Malishevës, është vazhduar zbatimi i masave parandaluese, në kuadër të strategjisë nacionale, për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK). Krahas repelimit të kafshëve, janë duke vazhduar edhe ligjëratat e vetëdijesimit, për tu mbrojtur nga pickimi i rriqrave, si dhe masat tjera parandaluese.

“Zbatimin e këtyre dy masave, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, të cilët janë edhe anëtar të Këshillit Komunal për menaxhimin e EHKK në Malishevë.


Ligjëratat për vetëdijesimin për tu mbrojtur nga pickimi i rriqrave dhe zbatimin e masave tjera parandaluese, në shkollat e Komunës së Malishevës, janë duke i mbajtur profesionistët shëndetësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare “dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë. Këto ligjërata sot janë mbajtur në shkollat e Astrazupit dhe Dragobilit”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu sot është mbikëqyrë edhe zbatimi i fushatës së repelimit në fshatrat Gajrak dhe Banjë.

Nënkryetari Berisha, ju ka dhënë përkrahje si profesionistëve shëndetësor, ashtu edhe profesionistëve të cilët bëjnë repelimin, dhe ka thënë se “Komuna e Malishevës, është e përkushtuar në zbatimin e këtyre masave, me qëllim që të mos përsëriten vitet e kaluara, kur kemi pasur vdekje si pasojë e virusit të EHKK, i cili bartet përmes rriqrave”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori