Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, u tha shtetasve të rinj amerikanë në një ceremoni të natyralizimit se “migrimi është bekim dhe forcë”, pavarësisht politikave të ndërlikuara.
Bush dhe ish-Zonja e Parë, Laura Bush, folën para 51 njerëzve nga më shumë se 20 shtete në një ceremoni në Dallas të Teksasit.
Ai i tha grupit se shpreson që “ata që janë përgjegjës në Uashington, do të qetësojnë retorikën, do të lënë politikën mënjanë dhe do t’i modernizojnë ligjet e migrimit”.
Komentet vijnë në kohën e një debati të thellë në SHBA mbi politikat e migrimit.
Presidenti Donald Trump është zotuar se do të ndërmarrë masa ndaj migrimit edhe të ligjshëm, edhe të paligjshëm, duke thënë se ai do që njerëzit të migrojnë në bazë të një sistemi meritash.
Bush, republikan sikurse edhe Trumpi, ka qëndruar kryesisht jashtë debatit politik që nga përfundimi i mandatit më 2009.
Ai bëri thirrje për, siç tha, reformën e ligjeve “të vjetëruara dhe joefektive” të migrimit dhe tha se “kufijtë nuk janë arbitrarë dhe duhet të respektohen”.
Bush u tha amerikanëve të rinj se ata po i bashkohen një “demokracie të trazuar” dhe u bëri thirrje atyre që të marrin pjesë në të dhe të votojnë.
Trump, mes tjerash, është zotuar se do të ndërtojë një mur të gjatë në kufi me Meksikën, për të ndaluar hyrjen e migrantëve të paligjshëm në SHBA./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova