Keni tradhtuar? Mësoni pesë mënyrat se si të fitoni sërish besimin e partnerit
Siç të gjithë e dini, njerëzit nuk janë perfekt. 23% e meshkujve dhe 19% e grave pranuan të kenë mashtruar partnerët e tyre. Mirëpo, shifrat e tjera janë shumë më interesante
70 për qind e çifteve shkojnë së bashku tek një terapist, pas tradhtisë që ka kryer njëri prej tyre.
Në këtë artikull, do t’ju vijmë në ndihmë atyre partnerëve që duan të fitojnë sërish besimin e gjysmës së tyre më të mirë. Të dyja gjinitë tradhtojnë, kështu që rekomandimet mund të jenë të dobishme për të dy partnerët:
Mos u mundoni të minimizoni dhimbjen
Një person i tradhtuar duhet të dijë se si ndodhi vërtet. Edhe kur përpiqeni t’i përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë të drejtë, mund të fshihni pa dashje disa detaje pa e kuptuar fare. Mund të jepni edhe disa përgjigje të përgjithshme dhe nuk po gënjeni. Megjithatë, partneri juaj do të ndjejë sikur po fshihni diçka.
Disa detaje dalin me kalimin e kohës dhe e kthejnë jetën e partnerit tuaj në një makth. Ata e mbajnë në kokë imazhin e asaj që ndodhi për një kohë të gjatë. Pra, shmangia e bisedës nuk është një ide e mirë.
Mos fshihni asgjë. Për të kapërcyer këtë kohë të vështirë, ju duhet të ndjeni dhimbje, përndryshe plagët nuk do të shërohen. Mos u mundoni të minimizoni vuajtjet, sepse në këtë rast koha është shërimi më i mirë.
Tregoni të vërtetën
Besimi në një marrëdhënie është shumë i brishtë. Nëse ju kanë kapur “mat” një herë, atëherë është më mirë t’i tregoni partnerit tuaj të gjithë të vërtetën.
Psikologu Robert Weiss thotë se rivendosja e besimit është e mundur vetëm nëse e bëni marrëdhënien tuaj plotësisht transparente. E njëjta gjë vlen edhe për detajet më të vogla. Nëse shkon në bar me mikun tënd, tregoji partnerit tënd.
Mos sulmoni
Personi i cili ka nevojë për të fituar besimin, do të kalojë një kohë të vështirë. Dëgjimi i reagimeve negative do të jetë realiteti i tyre i përditshëm. Të dy partnerët duhet ta kapërcejnë këtë gjë. Mos sulmoni.
Kur i thoni partnerit tuaj “As ti nuk je ideal”, po përpiqeni të justifikoni veten. Ky është një reagim normal, por mendoni atë që do të merrni në këmbim. Zemërimi i partnerit është i kuptueshëm. Mos thuani gjëra të rënda për ta, nëse po përpiqeni ta shpëtoni marrëdhënien tuaj.
Mos përfshni njerëz të tjerë
Që të dy ju e keni marrë vendimin për të qëndruar bashkë pas tradhtisë, kështu që të dy jeni përgjegjës për këtë gjë. Kjo është arsyeja pse ju kurrë nuk duhet të përfshini njerëz të tjerë në këtë proces: miqtë, të afërmit ose fëmijët tuaj.
E njëjta gjë vlen edhe për të dy partnerët. Bisedat për atë që ndodhi duhet të jenë vetëm mes partnerëve pa një palë të tretë. Psikoterapisti Joe Kort, është i bindur se i vetmi person që mund të jetë palë e tretë është një këshilltar i familjes.
Jepini partnerit më shumë qasje
Lëreni partnerin tuaj të ketë më shumë qasje në gjërat tuaja personale: rrjetet sociale, mesazhet, thirrjet, etj. Nëse keni vendosur të jeni të sinqertë, nuk keni asgjë për të fshehur. Ky hap do t’ju ndihmojë që partneri juaj të qetësohet dhe t’ju besojë më shumë.
Me kalimin e kohës, partneri juaj do ta kuptojë se nuk ka nevojë ta kontrolloni gjatë gjithë kohës. Dhe kur besimi të rikthehet, marrëdhënia juaj do të normalizohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Si stërvit, çfarë ha dhe si kujdeset për veten: Melania Trump ka zbuluar sekretet e bukurisë së vet!
A mund të jenë të dëmshme lulet?
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej
Dashi - Horoskopi vjetor për 2025: Po vjen një ndryshim që do të ndryshojë gjithçka nga themeli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë