Grupi për Studime Juridike dhe Politike rekomandon institucionet në Kosovë të tregojnë një përkushtim më të lartë drejt përmbushjes së të gjitha masave të parapara në Agjendën për Reforma Evropiane dhe Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, në përputhje me afatet kohore të përcaktuara.
GSJP ka publikuar të hënën raportin e dalë nga monitorimi në periudhën korrik-dhjetor 2018, lidhur me shkallën e përmbushjes së prioriteteve në fushën e konkurrencës.
Sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike, rezultatet e nxjerra nga monitorimi nuk janë të kënaqshme.
Në konferencën “Sa po implementohen objektivat e MSA-së në fushën e konkurrencës”, Erëza Pula tha se procesi i monitorimit është fokusuar në shtyllën e dytë të ERA-s, që është konkurrueshmëria dhe klima e investimeve.
E kjo përfshinë 12 masa që janë të ndara në 44 veprime.
“Nga këto 44 veprime, nga procesi ynë i monitorimin mund të themi që rezultatet nuk janë aq të kënaqshme sa kemi pritur, nga 44 veprime plotësisht janë plotësuar vetëm 25 veprime, që do të thotë rreth 57 për qind e planit të veprimit të ERA-s, për shtyllën e dytë”, tha ajo.
Raporti tregon se sipas reformave institucionale dhe masave për ngritje të kapaciteteve, Autoriteti i Konkurrencës gjatë vitit 2018 ka rekrutuar katër zyrtarë në departamentin e mbikëqyrjes së tregut.
“Sa i përket masave zbatuese në fushën e konkurrencës këto masa janë në total katër masa, një prej tyre ka të bëjë me ngritje ne kapaciteteve, kjo masë është plotësuar pjesërisht, marrë parasysh që autoriteti i konkurrencës ka plotësuar numrin e punëtorëve me katër zyrtarë, ndërsa masa është paraparë që të rekrutohen shtatë zyrtarë. Sipas informatave të marra nga autoriteti, kjo masë do të përfundohet tërësisht në vitin 2019, ku është paraparë të rekrutohen edhe tre zyrtarë të tjerë”, tha Pula.
Ndërsa Valon Prestreshi, kryetar në Autoritetin e Konkurrencës tha se kanë arritur t’i trajtojnë disa lëndë që janë mbledhur.
Tutje, ai bëri të ditur se kanë marrë ftesë nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bashkëpunojnë dhe të arrijnë një memorandum mirëkuptimi.
Grupi për studime Juridike dhe Politike ka rekomanduar institucionet që të tregojnë përkushtim më të lartë drejt përmbushjes së të gjitha masave të parapara në ERA dhe PKZMSA, në përputhje me afatet kohore të përcaktuara, në mënyrë që të përshpejtohen politikat dhe reformat e konkurrencës në Kosovë.
Kjo fazë e monitorimit për periudhën korrik-dhjetor 2018, do të plotësojë pjesën e parë të monitorimit për periudhën janar-qershor 2018.
Sipas GSJP, pastaj rezultatet do të nxjerrin në pah arritjet dhe dështimet e institucioneve relevante gjatë gjithë vitit 2018. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025