LAJMI I FUNDIT:

Vullkani që “mund të shkatërrojë botën”

Vullkani që “mund të shkatërrojë botën”

Sipas vlerësimeve të OKB-së, pas shpërthimit, njerëzimi do të kishte ushqim të mjaftueshëm për vetëm 74 ditë.

Kur përmendet fundi i botës, shumica e njerëzve mendojnë për luftën botërore bërthamore, ndryshimin e klimës, një asteroid që do të shkatërrojë qytetërimin ose pushtimi i alienëve.


Por Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka frikë se fundi i botës mund të ndodhë nga diçka më shumë tokësore – shpërthimi i një super-vullkani.

Nën Parkun Kombëtar të Jeloustonit ekziston një sasi e madhe magme, e cila në rast shpërthimi mund të shkatërrojë njerëzimin.

Nëse shpërthimi vullkanik ndodh nën Jelouston Park, kjo do të rezultojë në urinë globale dhe dimrat vullkanike, ose ftohjen e atmosferës.

Zgjidhja e vetme për të parandaluar katastrofën sipas shkencëtarëve është ftohja e super-vullkanit.

Ndërsa vullkani nxehet më shumë, prodhon më shumë gazra. Magma vazhdon të shkrihet, dhe zona nën magmë zgjerohet dhe, kur temperatura tejkalon një prag të caktuar, shpërthimi është i pashmangshëm.

Për ftohjen e super-vullkanit nevojiten sasi të mëdha uji që do të ftohnin në teori vullkanin, por diçka e tillë është e pamundur.

“Ndërtimi i një ujësjellësi të madh në zonën malore është jashtëzakonisht i shtrenjtë dhe njerëzit nuk duan të konsumojnë ujin për këtë qëllim”, shpjegon Brian Wilcox nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s.

Por, në gjithë këtë, ka lajme të mira – NASA punon për një zgjidhje alternative. Ajo planifikon të shpojë një vrimë të thellë 10 kilometra në super-vullkan dhe të injektojnë ujin në presion të lartë. Kjo gradualisht do të zvogëlonte temperaturën e tij. Por, ky lloj i projektit do të arrinte pothuajse 3.46 miliardë dollarë.

“Shpime të tilla mund të përdoren për të krijuar një termocentral gjeotermik që do të prodhonte energji elektrike me një çmim shumë të ulët prej vetëm 0.10 dollarë për kilovat”, thonë ekspertët nga NASA.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori