LAJMI I FUNDIT:

Banda e lopëve vrau 17 persona, fshati nigerian po shpopullohet nga frika

Banda e lopëve vrau 17 persona, fshati nigerian po shpopullohet nga frika

“Të paktën 17 persona, duke përfshirë edhe pjesëtarët e milicisë civile, u vranë në përleshjet me vjedhësit e kafshëve në Nigeri veriperëndimore”, tha policia të premten.

Banditët e armatosur sulmuan fshatin Jan Ruwa në lagjen “Birnin Gwari”, të shtetit Kaduna të martën dhe vodhën bagëtitë, duke çuar në përleshje me një forcë të milicisë.


Zëdhënësi i policisë së shtetit Kaduna Yakubu Sabo, tha se banditët morën shumë lopë, por vigjilentët i luftuan ata që të përpiqeshin të rimerrnin tufën e vjedhur.

“Në proces, trupat e 15 vigjilentëve dhe dy të tjerë u gjetën të pajetë”, shtoi ai në një deklaratë, përcjell gsh.

Zona “Birnin Gwari”, e shtetit Kaduna në vitet e fundit është bërë famëkeqe për vjedhjen e kafshëve dhe rrëmbimin për shpërblesë, duke detyruar shumë njerëz vendas të ikin për sigurinë e tyre.

Bandat lëvizin me motoçikleta për të kërkuar gjahun e tyre dhe shpesh kalojnë në shtetin fqinj Zamfara.

Lopët e rrëmbyera lëshohen shpesh brenda disa ditësh nëse iu garantohet pagesa , por banorët thonë se mund të vriten nëse nuk ka para dhe trupat e tyre hidhen në shkurre.

Sulmet ndaj komuniteteve bujqësore janë një nga çështjet e sigurisë që përballet Presidenti Muhammad Buhari, i cili është kritikuar për dështimin në mbrojtjen e jetës dhe pronës. Amnesty International vitin e kaluar tha se komunitetet në Zamfara ishin “në mëshirë” të banditëve të armatosur që kishin vrarë të paktën 371 njerëz në gjashtë muajt e parë të vitit 2018.

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori