Çapajev Gjokutaj
Ka çerek shekulli që politika jonë i paraqet korrupsionin dhe bashkëjetesën me krimin si mëkat të palës kundërshtare. Kjo nuk bëhet për t’i luftuar, aq më pak bëhet për t’i shfarosur. Duke demonizuar palën tjetër e duke glorifikuar veten, shumë shumë mund të sigurosh vota.
Korrupsioni dhe lidhjet politikë-krim janë dukuri transversale, janë shfaqur prej kohësh, lart e poshtë, majtas e djathtas.
Në periudhën e diktaturës, aq armiqësore ndaj tregut të lirë, lulëzoi tregu i favoreve. Shfaqej jo vetëm si përkrahje për shokët e luftës dhe shokët e klasës, por edhe si anësi fisnore, krahinore etj.
Nuk para e njihte paranë, shkëmbimi bëhej në natyrë sipas parimit: po të bëj favor, më rezervo mirënjohje e përkrahje. Bankat më me ndikim në këtë periudhë nuk ishin ato të parave, por ‘bankat e ndereve’, po të huanim sintagmën e Paulo Coelhos.
Me fillimin e tranzicionit periudha e ndereve thuajse përfundoi, filloi ethshëm periudha e parasë. Biznesi i varfër shqiptar, biznesi i qofteve dhe i dyqaneve bosh, vështirë se mund të hynte kaq shpejt në treg. Grupimi social që kish bërë dhe po bënte dukshëm para, ishte ai i mafias dhe i krimit të organizuar.
Kështu shtetarët, dyqanxhinj të favoreve, u orientuan natyrshëm nga marrëdhëniet me mafian. Shtetarët, dmth politikanët, gjyqtarët, krerët e policisë etj. kishin nevojë për para, që t’i iknin barazitizmit stresues. Mafias i nevojiteshin favore që lehtësonin trafiqet dhe pastronin paranë e pistë.
Kjo ishte marrëdhënia fillestare. Si çdo dukuri sociale edhe lidhja krim – shtet/pushtet do të zhvillohej e perfeksionohej. Nga faza e kioskës ‘na favore, më jep para’, do të kalonte në forma më të sofistikuara.
Pas vitit 1996 e në vazhdim do të shkruhej një sagë e tërë e krimit elektoral. Ky lloj krimi shenjon përzierje deri në shkrirje të politikës me krimin, të pushtetarëve me mafiozët.
Slogani ‘vjedhim votat që pastaj të vjedhim Shqipërinë’ që socialistët e thoshnin kur ishin në opozitë, kishte nisur të aplikohej shumë më herët.
Fillimisht sipas normës ‘më jep pare për fushatë e vota, të të jap pjesë Shqipërie kur të vij në qeverisje’. Pastaj iu shtua edhe një opcion tjetër: ‘hajde në vathën time politike, bëhu baron votash, siguro një vend në parlament, që të bashkëqeverisim/bashkëzhvasim’.
Të bën përshtypje se kur debatohet lidhja ‘politikë – krim’, vëmendja përqendrohet tek ngjarje të ditës dhe lihet në harresë zhvillimi në dekada i fenomenit.
Në vend që të gjejmë rrënjët e së keqes dhe të diskutojmë si ta shkulim me rrënjë e me degë, e kufizojmë gjithçka në luftë për pushtet. Si pasojë ikën Dilua e vjen Pilua, por filmi mbetet po ai, i vjetri. Edhe sistemi mbetet po ai, korracë e ashtëzuar, që nuk lejon as shfaqjen e forcave të reja politike, as alternativa të reja dhe reforma të thelluara, madje as shpresë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje