Nga buxheti shtetëror do të financohen 200 MW termocentrale fotovoltaike.
Këtë masë qeveritare në konferencë për shtyp e prezantoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Angjushev tha se Republika e Maqedonisë së Veriut deri tash, edhe pse është destinacion i shkëlqyer në lidhje me rrezatimin diellor, ka ndërtuar vetëm 18.4 MW energji të instaluar në fotovoltaikë dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme të fillohet me zhvillimin e këtij biznesi në mënyrë transparente, sipas procedurave të parashkruara se si mund të ndërtohet dhe kush mund të ndërtojë.
“Ideja është të ndërtojmë 200 MW të mbështetura nga qeveria, mbështetja do të jetë sipas tarifave premium, kjo do të thotë se gjithë investitorët e termocentraleve fotovoltaike do të shesin energjinë elektrike në tregun e lirë ndërsa nga shteti do të ndihmohen nga të ashtuquajturat premium, që funksionon në shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore, dhe se ky premium në fund të vitit do të jetë pagesa, që këto projekte të jenë më fleksibile dhe me kosto efektive për investitorët e ardhshëm”, deklaroi sot Koço Angjushev.
Angjueshev tha se, ai që do të kërkojë subvencionim më të ulët, gjegjësisht premium nga shteti, e më pastaj i plotëson karakteristikat teknike dhe kriteret në procedurën e tenderit, do të jetë fitues i lokacionit për të cilin do të lëshohet një leje ndërtimi për një termocentrali fotovoltaik.
Ai gjithashtu tha se duke pasur parasysh se problemi më i madh për investitorët është se si të merret leja e ndërtimit, përkatësisht t’i zgjidhin procedurat burokratike, nga aspekti i urbanizimit, transformimit të tokës, si dhe kyçje në rrjet, shteti do të kujdeset për këtë pjesë të procedurës.
“Modeli i parë në të cilën do të bëhen termocentralet fotovoltaike është në tokën shtetërore, për të cilin do të shpallin ankand transparent për 35 MW në fazën e parë. Për këtë qëllim, zgjodhëm dy lokacione, njëra është në Shën Nikolla. Venodhja tjetër është Makedonski Brod, ku parcela do të ndahet në dy lokacione prej pesë megavatesh”, tha mes tjerash Angjshev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova