LAJMI I FUNDIT:

Situata e biletave për ndeshjet e Kosovës me Danimarkën dhe Bullgarinë – dalin në shitje të premten, këto janë çmimet

Situata e biletave për ndeshjet e Kosovës me Danimarkën dhe Bullgarinë – dalin në shitje të premten, këto janë çmimet

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku të pranishëm edhe anëtarët e KE të FFK-së.

Ademi bëri të ditur se është mbajtur takimi i rregullt i Komitetit Ekzekutiv, në prag të fillimit të ciklit të ri kualifikues për Kombëtaren A për Euro 2020, ku  është biseduar për çështjet organizative për miqësoren me Danimarkën, që zhvillohet më 21 mars dhe për ndeshjen e parë kualifikuese me Bullgarinë, me 25 mars.


Sa i përket çështjes së organizimit të ndeshjeve ka folur zëvendëssekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti, i cili ka bërë të ditur se gjithçka po ecën sipas dinamikës së paraparë.

Ai ka bërë të ditur se biletat për ndeshjet kundër Danimarkës dhe Bullgarisë sipas të gjitha gjasave do të dalin në shitje të premten.

“Biletat do të shiten sërish nëpërmjet platformës online, kurse çmimet e biletave kanë pak rritje në krahasim me ndeshjet e kaluara, kjo në bazë të marrëveshjes së zyrës së marketingut të FFK-së me të gjitha zyrat e marketingut të federatave të regjionit, që është dakorduar edhe në UEFA”.

“Në veri dhe jug biletat do të kushtojnë 5 euro. Në lindje dy pjesët anësore do të jenë nga 10 euro, derisa pjesët e tribunës qendrore 15 euro, në perëndim pjesa e poshtme 15 euro, derisa pjesa sipër përkrah tribunave VIP do të kushtojë 20 euro. Ndërkaq, biletat VIP do të jenë 80 euro”, ka theksuar Ahmeti.

Ai ka shprehur shpresën se kësaj radhe edhe sistemi online nuk do të ketë mbingarkesë dhe qytetarët e interesuar të arrijnë më lehtë të pajisen me biletë për ndeshje.

Gjithashtu, Ahmeti, ka bërë të ditur se biletat mund të blihen edhe në pako për dy ndeshjet nga një person.

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë

Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë

Ndërkombëtare
Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit

Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo zbulon stadiumin ku i pëlqente të luante edhe pse e shanin

Cristiano Ronaldo zbulon stadiumin ku i pëlqente të luante edhe pse e shanin

Ndërkombëtare
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Porto tentoi një tjetër transferim nga Barcelona në ditën e fundit, por lojtari dhe klubi refuzuan ofertën

Porto tentoi një tjetër transferim nga Barcelona në ditën e fundit, por lojtari dhe klubi refuzuan ofertën

La Liga
Kalo në kategori