LAJMI I FUNDIT:

Gjeloshaj: Shqiptarët në Tuz, kanë rikthyer vetëbesimin dhe shpresën

Gjeloshaj: Shqiptarët në Tuz, kanë rikthyer vetëbesimin dhe shpresën

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Evropa, në formatin “online”, ka thënë  se shqiptarët në Tuz, kanë rikthyer vetëbesimin dhe shpresën për të ardhmen në trojet e veta dhe, njëkohësisht, kanë fituar mbështetjen e opinionit më të gjerë mbarëshqiptar për ruajtjen e vlerave të shenjta kombëtare.

“Ne, u angazhuam me përkushtim që pasi fituam komunën e plotë, të administrojmë vetë me të mirat që disponojmë dhe bashkërisht me qytetarët e Tuzit dhe të Malësisë, të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më premtuese, sidomos për brezat e rinj. Të gjendur përball kësaj sfide, vepruam në drejtim të unifikimit të spektrit politik shqiptar në këto hapësira. Iniciuam bisedimet dhe ia arritëm që të bashkojmë forcat të bindur se kjo është rrugëtimi më i sigurt drejtë fitores së shumëpritur”, ka thënë Gjeloshaj.


I pari i Komunës së Tuzit ka folur edhe për sfidat që e presin në të ardhmen.

“Vullneti i dëshmuar në zgjedhjet lokale, dëshira për të instaluar një pushtet shqiptar në krye të komunës të bindur se kjo duhet të jetë e ardhmja jonë, janë sfidat që duhet përballur por, edhe për të realizuar pikësynimet tona programore. Aq më parë pasi përgjegjësia bie mbi ne, sepse ne ishim ata që iu qasëm punës me përkushtimin më të madh në sensibilizimin e opinionit shqiptar, jo vetëm në trevën e Tuzit dhe të Malësisë”, ka thënë Gjeloshaj.

Gjeloshaj ka premtuar se nuk do të kursehet  dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve , në krijimin e vlerave të reja dhe në ruajtjen dhe afirmimin e vlerave të trashëguara që “ishin udhërrëfyesi kryesor  për të dalë faqebardhë nga zgjedhjet e 3 marsit”.

Për fitoren e 3 marsit, ai ka falënderuar diasporën shqiptare dhe spektrin mbarëshqiptar.

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori