Konstantin Eggert
Sipas një raportimi të gazetës amerikane “Washington Post”, komandoja kibernetike e Ushtrisë amerikane e krijuar pak më kohë më parë, e bllokoi tërësisht – në ditën e zgjedhjeve për Kongresin amerikan – hyrjen në internet të “Agjencisë për Studimet e Internetit” të Shën Peterburgut, e njohur edhe si “Ushtria Robotike” e Kremlinit. Kjo solli shqetësim dhe irritim tek funksionarët në Rusi. Sipas të dhënave të gazetës, kjo agjenci fshihet pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016 dhe aktiviteteve të tjera në shtetet perëndimore. Me gjasë ajo financohet nga miliarderi Jevgeni Prigoshin, që thuhet se ka lidhje të afërta me Putinin. Ai dyshohet edhe si dora që paguan milicët rusë në Ukrainën Lindore, Siri dhe Afrikë.
Ekspertët e Ushtrisë amerikane ia kanë dalë të kapin emailat dhe shkëmbimet e njoftimeve të punonjësve të njësive kibernetike të shërbimit sekret rus. Ushtria amerikane ka lënë lajme, që në sytë e rusëve nuk duhet të lenë asnjë dyshim: ata njihen dhe vëzhgohen.
Putini e ka parë Perëndimin deri më tani si të dobët, por më shumë ka pritur një qëndrim defensiv. Gjithmonë ai ia ka dalë të jetë një hap më përpara, qoftë në luftën në Gjeorgji në vitin 2008, në vitin 2014 në Ukrainë, në vitin 2015 në Siri e atë 2016 në SHBA. Nëse raportimi i “Washington Post”-ot është i saktë, Shtëpia e Bardhë nën Donald Trumpin ka vendosur të ndërrojë kahun e thikës dhe të kryejë kësaj here vetë një sulm. Kjo gjë sigurisht duhet ta ketë bërë Putinin të mendohet. Por, mos prisni që ai të dorëzohet me kaq. Atij i vjen rrallë në mendje ideja e tërheqjes taktike, sepse me këtë do të tregonte dobësi. Putin e merr çdo gjë personalisht. Vëmendja, që do të sillte me vete një sulm i tillë nga Uashingtoni do të ishte poshtërim për të.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ai do të urdhërojë menjëherë trupat e tij kibernetike të kundërsulmojnë. Kreu i Kremlinit preferon një luftë asimetrike. Ai nuk kundërgodet menjëherë dhe asnjëherë me të njëjtat armë. Por, megjithëse Donald Trump ia ka zënë vendin Putinit si kampion bote i pakalkulueshmërisë, vetë Putini e sheh veten si mjeshtër të surprizave gjeopolitike.
Një qëllim i Putinit mund të jenë zgjedhjet presidenciale në Ukrainë më 31 mars. Në vendin e aneksuar apo pushtuar pjesërisht nga Rusia, është edhe më e lehtë se në SHBA të shkaktosh kaos. Po ashtu, aftësitë e Ukrainës për sigurinë në rrjet janë shumë më pak të zhvilluara se ato të Rusisë. Mund të priten lajme provokuese të rreme që kanë si objekt sektorin bankar apo qendrat e furnizimit.
Qëllim tjetër: Zgjedhjet e ardhshme evropiane në maj. Edhe nëse partitë euroskeptike populiste do të bien pak në elektorat, Putin do të vazhdojë t’i mbështesë ato, po ashtu si edhe parti të majta besnike. Objektivi i tij: Një Parlament Europian që ndihmon në thellimin e hendeqeve brenda BE.
E, të mos harrojmë Britaninë e Madhe: Në agjendën e Putinit me siguri mund të jetë edhe mbështetja e partisë laburiste të Jeremy Corbynit. Qëndrimet kritike të Corbyn kundrejt NATO-s apo gatishmëria për të dëgjuar argumentet e Moskës e bën atë një pasues të dëshiruar pas Theresa Mayt, pavarësisht si shkojnë punët me Brexit-it.
Putini mund edhe të testojë rezistencën e infrastrukturës së NATO-s në kahun lindor të saj në vendet balltike. Kushedi se për çfarë arsye, Moska beson se aty është pika e dobët e NATO-s. Aty Putini e ka më të lehtë të tregojë muskujt.
Qëllimi final do të jetë vetë SHBA-ja. Kongresi me shumë gjasa do të vendosë për sanksione të reja kundër Rusisë. Në listë mund të jenë dy masa që duhet ta prekin Vladimir Putinin drejtpërdrejt. Fillimisht, Kongresi dëshiron që të gjitha ministritë e SHBA të bëjnë publike informacionet që kanë mbi shëndetin e Putinit. Përveç kësaj, Kongresi pritet të kërkojë një hetim për vrasjen e kritikut të Kremlinit, Boris Nemcov, nën drejtimin e SHBA. Nemcov u vra në shkurt 2015 shumë pranë Kremlinit. Autorët e dyshuar janë kapur dhe dënuar. Por, se kush qëndron pas vrasjes dhe kush e dha porosinë për të mbetet e paqartë. Policia e kontrolluar nga Kremlini dhe drejtësia i kanë penguar hetimet deri më tani. Shanset që këtë ta zbulojë FBI-ja dhe CIA janë të vogla. Por, thjesht përmendja e vrasjes gati barazohet me fajësimin e Putinit- Në të dyja rastet, Putini nuk ka rrugë tjetër, veçse të reagojë.
Një objektiv tjetër mund të jenë edhe zgjedhjet paraprake presidenciale në SHBA. Pritet që Rusia të ndërhyjë edhe në këto zgjedhje paraprake vitin e ardhshëm. Lufta e parë kibernetike e botës sapo ka filluar. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A