Ministria e Shoqërisë Informatike paralajmëron ndryshime në Ligjin për shërbyesit administrativ dhe Ligjin për nëpunësit në sektorët publik. Kjo bëhet me qëllim largimin e të ashtuquajturit balancer i cili përcakton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në administratën publike, që në të shumtën e rasteve është vërtetuar se është keqpërdorur. Rasti i fundit ishte ai me nëpunësen në Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve, ku nëpunësja Biljana Zefiq, duke u deklaruar si shqiptare, ka zënë vendin e punës i cili në konkurs ka qenë i paraparë për shqiptar. Damjan Mançevski paralajmëroi komisionin ndër-resorësh i cili do t’i rekomandojë institucioneve përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.
“Ideja është që balanceri si i tillë, në nivelin qendror të mos përdoret por të krijohet mekanizëm tjetër i cili do ta realizojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Kur flasim për shqiptarët, ata në sektorin publik janë 19,2 për qind gjë që duhet punuar akoma. Parashikojmë pra një mekanizëm ku një komision ndër-resorësh, e përbërë nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme do ta monitorojë përfaqësimin e drejtë nëpër sektorë dhe me këtë do të rekomandojë kuota të caktuara për vitet e ardhshme – tha Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike.
Komisioni për Vlerësim nuk do të ketë kompetenca të zgjeruara, por kandidatët gjatë intervistimit do t’i nënshtrohen një procesi më të detajuar, duke larguar mundësinë që të keqpërdoret hapësira ligjore për t’u deklaruar me etni tjetër me qëllim që të zihet vendi i punës.
“Askush nuk mund të ma imponojë mua përkatësinë etnike, nesër mund të dua të jem shqiptar ose spanjoll. Ajo është e drejtë e imja e garantuar. As në Kushtetutë nuk ka dispozita të cilat do të imponojnë përkatësinë etnike. Për këtë arsye parashikojmë ndryshimet që do t’i parandalojnë këto raste dhe mbi gjitha menaxheri i institucionit do të mbaj llogari për nëpunësit e tij – u shpreh Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike.
Edhe pse raste të tilla si ai me Biljana Zefiq janë të shumta, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Agjencia i Administratës nuk do t’i hetojnë rastet e tilla për faktin që mungon mundësia ligjore e cila sanksionon një manipulim të tillë. Rasti i Zefiq nuk është i pari. Fenomeni flet për keqpërdorime të shumta ku maqedonasit deklarohen si shqiptarë dhe anasjelltas. Madje deklarime të rrejshme janë regjistruar edhe në situata kur maqedonasit janë deklaruar si romë, turq, vlleh, boshnjak dhe serb me qëllim që të fitojnë vendin e punës./alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=CxTC0W8bJQE
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Snopçe: Nuk kam pritur që opozita të më kuptojë, nuk jemi në të njejtin nivel
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro – arrestohet një i dyshuar
Për shkak të mjegullës, ulje e dukshmërisë në rrugën Tetovë-Gajre dhe Kulla-Katllanovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025