LAJMI I FUNDIT:

Vetura që kushton 300 mijë euro gjendet “të ketë rrëshqitur në një hendek”, policia në kërkim të pronarit (Foto)

Vetura që kushton 300 mijë euro gjendet “të ketë rrëshqitur në një hendek”, policia në kërkim të pronarit (Foto)

Automjeti sportiv Lamborghini, vlera e të cilit vlerësohet deri në 300 mijë euro është gjetur “të ketë rrëshqitur në një hendek” me baltë në Hadley Road, në Enfield, Londër.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, super-vetura, e cila besohet të jetë një Huracan me një shpejtësi maksimale prej 212mph, u la në anën e një rruge, me gjasë pasi doli nga rruga, në Veri të Londrës.


Vetura, e cila mund të arrijë në 0 deri në 186 mph në 26.6 sekonda, duket se ka rrëshqitur nga rruga.

Policia tha se automjeti nuk ishte aty kur ata arritën në vendin e ngjarjes rreth orës 1.30 të mëngjesit.

Një hetim është nisur për të gjetur pronarin e veturës me dy dyer, ka thënë Policia Metropolitane.

Automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes, ku shenjat e gomave janë të dukshme në bar.

Një dëshmitar ka thënë se kjo ka ndodhur në një pjesë të rrezikshme të rrugës. Sipas tij, është një pjesë ku edhe njerëzit mund të rrëshqasin lehtë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Auto
Jeta brenda një Lamborghini Urus

Jeta brenda një Lamborghini Urus

Auto
I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
BMW prezantoi një

BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Kalo në kategori