LAJMI I FUNDIT:

Baily: I dua njerëzit, se dua ajrin (Video)

Baily: I dua njerëzit, se dua ajrin (Video)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrjetet sociale publikoi video ku përgjigjet në 50 pyetje lidhur me përvojën e tij në Maqedoninë e Veriut.

Duke u përgjigjur se çfarë më së shumti i mungon, Baily thotë njerëzit dhe më pak do t’i mungojë ndotja e ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ambasadori amerikan tha se sfidat më të mëdha për liderët politik në vend do të jenë sundimi i së drejtës, përmirësimi i ekonomisë dhe çështjet e barazisë.

Baily i hodhi poshtë akuzat se ka ndikuar në pjesën më të madhe të vendimeve politike në vend./Telegrafi/