Adelheid Woelfl
Tensioni ndihet në të gjithë vendin. Presioni mbi Kosovën për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë, që përfshin ndryshimet kufitare, po rritet. Administrata e SHBA-së e presidentit Donald Trump, e ka bërë objektivin e saj në Ballkan. Marrëveshja duhet të jetë gati në qershor. Negociatat do të fillojnë në mars. Lobisti pas këtyre negociatave është Corey Lewandowski, një ish-strateg i fushatës zgjedhore të Trumpit.
Deri më tani, vetëm kryeministri kosovar Ramush Haradinaj e ka penguar fillimin e negociatave, sepse prezantoi disa tarifa të larta për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Serbia kërkon që tarifat të dalin nga tryeza dhe më pas të nisin negociatat. Megjithatë, Haradinaj dëshiron të parandalojë ndryshimet kufitare – të planifikuara sipas një shkëmbimi territorial me kritere etnike – dhe për këtë arsye mbetet i palëkundur deri më tani. Për këtë arsye vendi është përpara rrëzimit të qeverisë dhe zgjedhjeve të reja.
Por, qëndrimi i Haradinajt është i njëjtë me ata të shumicës dërrmuese të kosovarëve, që nuk dëshirojnë një shkëmbim territorial, madje edhe platforma multipartiake e miratuar së fundmi është e pozicionuar në mënyrë të qartë kundër ndryshimeve kufitare. Por, për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ky është kushti kryesor për njohjen e Kosovës. Kosova gjithashtu do ketë një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Megjithatë, ndryshimi i kufijve të Kosovës jo vetëm do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Planin e Ahtisaarit, që qëndron mbi Kushtetutën, por edhe me politikën perëndimore e cila i ka përjashtuar me kohë kufijtë etnikë.
Ideja me sa duket ka lindur gjatë një takimi të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Vuçiqit në tetor të vitit 2016. Por, projekti është ndjekur prej kohësh nga pala serbe. Bëhet fjalë për bashkimin e zonave me shumicë serbe ne veri të Kosovës me Serbinë, për të legjitimuar një pjesë të idesë së vjetër të Serbisë së Madhe. Edi Rama – nga ana tjetër – prej kohësh e prezanton veten si udhëheqësi i madh i shqiptarëve në rajon dhe përdor të njëjtën kartë populiste si Vuçiqi. Ai padyshim synon krijimin e “Shqipërisë së Madhe” – përfshi Kosovën. Më 14 shkurt, Rama tha në një emision televiziv se Kosova është pjesë e Shqipërisë. Politologu Arben Hajrullahu nga Universiteti i Prishtinës, e sheh këtë si një deklaratë të lirë populiste që përbën agresion verbal ndaj shtetit kosovar. “Normalisht, autoritetet kosovare duhet të thërrasin menjëherë ambasadorin shqiptar dhe të dërgojnë një notë proteste”, thotë Hajrullahu.
Nëse deklarata të tillë agresive vijnë nga Serbia apo nga Shqipëria, ai që vihet në pikëpyetje është shteti kosovar. Nacionalistët në Bosnjë dhe Hercegovinë dëshironin vendosjen e kufijve sipas kritereve etnike që në fillim të viteve ‘90, prandaj erdhi një luftë me mbi 100 mijë të vdekur dhe një gjenocid ndaj të gjithë atyre me emra myslimanë. Ndryshimet e kufijve me bazë të kritereve etnike në Kosovë do të vazhdojnë të ofrojnë argumente të forta për këta nacionalistë në Bosnjë-Hercegovinë. “Fajtor për këtë situatë është edhe BE”, thotë Hajrullahu, sepse ajo ka lejuar të flasë për ndryshimet kufitare mbi kriteret etnike. “Kjo bie në kundërshti me të gjitha vlerat e Evropës”. Është e paqartë se përse shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini dhe komisioneri i BE, Johannes Hahn ndryshuan papritur pozicion vitin e kaluar në periudhën maj/qershor. /Der Standard/Titulli origjinal: “Shkëmbimi i territoreve: Tensione para bisedimeve Kosovë-Serbi”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit