LAJMI I FUNDIT:

Protesta e opozitës, ​vendosen tela me gjemba pranë Parlamentit të Shqipërisë

Protesta e opozitës, ​vendosen tela me gjemba pranë Parlamentit të Shqipërisë

Policia dhe Garda shqiptare kanë marrë masat për protestën e nesërme të opozitës.

Opozita ka njoftuar se pavarësisht anulimit të seancës së Kuvendit, protesta nesër do të mbahet.


E vetmja masë e dukshme deri në mbrëmjen e së mërkurës ishte një brez me tela me gjemba rreth 1 metër gjatësi që do të vendoset në të gjithë perimetrin e sallës së Kuvendit.

Siç njofton Top Channel, Policia, Garda dhe RENEA janë nga sot në shërbim të përforcuar. I gjithë perimetri i Parlamentit dhe përpara Kryeministrisë do të rrethohet nga një kordon me policë.

Janë rreth 1600 forca policore të angazhuara për protestën e nesërme të opozitës