LAJMI I FUNDIT:

Vlerësimi i integritetit të gjyqtarëve, masë parandaluese në luftën kundër korrupsionit

Vlerësimi i integritetit të gjyqtarëve, masë parandaluese në luftën kundër korrupsionit

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka deklaruar se sistemi gjyqësor nuk merret vetëm me numrin e lëndëve të kryera, por edhe me cilësinë e aktgjykimeve dhe zbatimin konkret të ligjit, analizimin e aplikimit të ligjit.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me këshilltarin e Lartë për Masat Kundër Korrupsionit në Zyrën Qendrore të UNDP-së, Euy-Whan Kim, dhe përfaqësuesit e UNDP-së në Kosovë, Mato Meyer dhe Albert Avdiu.

Me këtë rast, kryetari Peci, e ka njoftuar Whan Kim me funksionimin e Gjykatës Supreme, duke potencuar angazhimin rreth unifikimit të praktikës gjyqësore, posaçërisht në rastet e korrupsionit.


“Rastet e korrupsionit po analizohen, për të parë se sa gjykatat u janë përmbajtur arsyetimeve ligjore dhe nëse janë dhënë arsyetime të mjaftueshme për rrethanat lehtësuese dhe rënduese”, tha ai.

Kreu i Supremes shprehu brengosjen që ekziston si pasojë e politikës ndëshkimore aktuale, por njëkohësisht u shpreh optimist se në vitet e ardhshme gjykatat do t’i harmonizojnë dënimet për veprat e ngjashme penale.

Ndërkaq, eksperti i UNPS-së, Whan Kim, i dha disa sugjerime kryetarit Peci, lidhur me luftimin e korrupsionit në vend, duke theksuar nevojën e vlerësimit të integritetit të gjyqtarëve, si një nga masat parandaluese në luftën kundër korrupsionit.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen, në gjetjen e mënyrave për luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimi të ligjit në vend dhe kthimin e besimit të publikut në gjyqësor.

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori