LAJMI I FUNDIT:

Kosova dikur ishte vetëm një ëndërr!

Kosova dikur ishte vetëm një ëndërr!

Dikur ishte e pamundur të mendojmë se e nesërmja do të jetë më e mirë, por na mbajti shpresa dhe fryma atdhetare. Kosova sot është e pavarur dhe po rritet dita-ditës…

Dikur na mbajti buka dhe lotët, sot po i tregojmë botës vlerat tona të shumta…

Eksodet masive, vrasjet, përdhunimet, burgosjet, torturat… nuk u ndalën përgjatë një shekulli. Regjimi serb donte t’i çrrënjoste shqiptarët. Pushtim pas pushtimi, popujt tjerë nuk do të ekzistonin, por populli ynë u unifikua për të mirën e brezave që do të vijnë.


Meritat më të mëdha për kauzën e popullit shqiptar i kanë nënat shqiptare. Nënat shqiptare rritën fëmijët me dashurinë ndaj atdheut; lindën trima; ruajtën nderin dhe pragun… Ndaj, në këtë përvjetor të 11-të të Pavarësisë së Kosovës, propozoj që të inaugurohet Memorial i “Nënës Shqiptare” , në kryeqytetin e Kosovës. Le të jetë përkujtim dhe mirënjohje për të gjitha nënat shqiptare të cilat, pavarësisht vuajtjeve, asnjëherë nuk ndalën sakrificat për lirinë dhe pavarësinë që po e gëzojmë sot.

Në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës, dua të shpreh falënderimet e mija dhe mirënjohjen e pakufi për të gjitha gjeneratat, të cilat dhanë çdo gjë që sot ta gëzojmë këtë shtet të pavarur.
Respekt dhe mirënjohje familjeve të mëdha shqiptare: Familjes Jashari, Haradinaj, Ramadani… që u bënë shëmbëlltyrë në sytë e botës, se si ruhet atdheu dhe se dashuria për të nuk ka çmim. Të gjithë martirët, dëshmorët dhe të pagjeturit… Intelektualët dhe lëvizjen paqësore të presidentit Rugova; mësuesit, profesorët, studentët, mjekët, minatorët që ngritën zërin…

Shteti ynë, me të gjitha pengesat dhe problemet, ka arritur progres. Sukseset e artistëve, sportistëve e studentëve tanë nëpër botë po na bëjnë krenarë, duke hapur rrugë edhe për gjeneratat tjera.

Bota po e kupton se vuajtjet dhe sakrifica e këtij populli, ndihma e dhënë për ta, po shndërrohen në në sukses!

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Kalo në kategori