LAJMI I FUNDIT:

Këtë lule të dhomës patjetër duhet ta ketë çdo shtëpi: Pastron ajrin nga të gjitha ndotjet!

Këtë lule të dhomës patjetër duhet ta ketë çdo shtëpi: Pastron ajrin nga të gjitha ndotjet!

Mund të qëndrojë në hije, por edhe në dritë. Kërkon shumë pak kujdes, ndërkaq ofron shumë

Klorofitumi apo zambaku i gjelbër ka aftësi që aktivisht të pastrojë ajrin në dhomë, transmeton Telegrafi.

Me shumë efikasitet neutralizon substancat e dëmshme për organizmin e njeriut, siç janë fenoli, benzeni, formaldehidi dhe të tjera, të cilat në sasi të mëdha emetojnë materialet moderne për përpunim përfundimtar dhe mobiliet nga materiale të avancuara.


Me efikasitet shumë të madh absorbon gazrat e emetuara. Prandaj, kjo bimë thjesht u është e domosdoshme të gjithë atyre të cilët jetojnë në katet e para dhe të dyta të banesave.

– Klorofitumi gjithashtu është i domosdoshëm në kuzhinë, për shkak të cilësisë që ka në thithjen aktive të oksidit të karbonit.

Kjo lule është e domosdoshme në shtëpitë e atyre që pinë duhan, sepse zambaku i gjelbër neutralizon në mënyrën më të mirë tymin e duhanit.

– Pos kësaj, kjo lule e dhomës ka veprim të jashtëzakonshëm kundër mikrobeve dhe baktereve. Ithtarët e doktrinës së lashtë kineze Fengshui gjithashtu rekomandojnë që këtë bimë ta mbani në shtëpi.

Të gjithë ne pjesën më të madhe të jetës e kalojmë në shtëpi, prandaj është me rëndësi që brenda shtëpisë të krijojmë kushte të këndshme për jetesë.

Ajri i pastër pa shtesa të dëmshme është themel i shëndetit, prandaj për pastrim të ajrit duhet të përdorim klorofitumin, të cilin na ka dhuruar nëna natyrë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

A e dini se...
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Astrologji
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

A e dini se...
Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Lifestyle
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Lifestyle
Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Kalo në kategori