Këto ditë u lansua logoja e shënimit të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në të cilin shihet figura e një burri në qëndrimin gatitu, me mbishkrimin “Kosova, nder dhe detyrë.”
Kjo i ka shtyrë disa aktivistë të të drejtave të njeriut që ta modifikojnë logon, në shenjë pakënaqësie.
Me idenë e Teuta Hoxha Jahajt, dizajneri Isuf Shala vendosi figurën e gruas pranë logos së 11 vjetorit.
Aktivistja për të drejtat e njeriut, Teuta Hoxha-Jahaj, ka thënë për KosovaPress, se logoja aktuale është diskriminuese.
“Ideja për modifikimin e logos më erdhi me të parë logon zyrtare të 11 vjetorit të pavarësisë, logo tejet diskriminues që nuk përfaqëson barazinë në shoqërinë tonë, me vet simbolin e burrit në të dhe me tekstin, duke harruar totalisht punën dhe nderin që gratë dhe vajzat e Kosovës po na sjellin, logjikë kjo tejet e gabuar e përzgjedhësve të logos”, ka thënë Hoxha Jahaj për KosovaPress.
Ajo ka thënë se si e tillë logoja është e papranueshme, sepse mohon punën e grave e vajzave në shoqërinë kosovare.
Njëherësh, përmes logos së modifikuar, aktivistët kanë dashur të përçojnë edhe një mesazh për qeverinë.
“Duke marrë shkas nga ngjarjet më të rëndësishme që e karakterizuan vitin e kaluar, përmes modifikimit të logos dua të tregoj dhe t’i bëj thirrje qeverisë që të përkrahin guximin e vajzave dhe grave të cilat publikisht po e thyejnë stigmën dhe paragjykimet duke folur publikisht për përjetimet e tyre gjatë luftës dhe dhunën seksuale që po u ndodhë përditë. Duke thyer heshtjen dhe duke ekspozuar keqbërësit, qoftë kjo edhe brenda institucioneve shtetërore, ato domosdo kontribuojnë në thirrjen për forcimin e drejtësisë dhe demokratizimin e institucioneve dhe shoqërisë, gjë për të cilën Kosova ka më së shumti nevojë, 20 vite pas luftës e 11 vite pas pavarësisë”, ka shtuar ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova