LAJMI I FUNDIT:

Gjendje e mjerueshme në shkollën “Fan S. Noli” në Kamenicë, mungojnë edhe tualetet

Gjendje e mjerueshme në shkollën “Fan S. Noli” në Kamenicë, mungojnë edhe tualetet

Instituti Demokratik i Kosovës ka vizituar shkollën “Fan S. Noli”, në Kamenicë, gjithashtu ka pasur takim me  prindërit e nxënësve të kësaj shkolle dhe përfaqësuesve komunal.

Në kuadër të takimeve që KDI ka zhvilluar për të identifikuar problemet që kanë banorët në komuna të ndryshme të Kosovës, gjatë zbatimit të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”.

Sipas KDI, shkollat në Kosovë vazhdojnë të mos kenë infrastrukturë të duhur për mbajtjen e procesit mësimor. Shumë nxënës ende mësojnë në objekte të vjetra shkollore e në kushte jo të mira higjienike, e që paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e nxënësve.


Një ndër to është edhe shkolla “Fan S. Noli”, në Kamenicë. Në këtë shkollë, gjendja e tualeteve është e rëndë.

Prindërit kanë kërkuar që të intervenohet në rregullimin e këtyre tualeteve, duke shtuar se fëmijët e tyre janë të rrezikuar.

Ilirjana Maloku, thotë se fëmija i saj është rrëzuar në shkallët që të shpien në tualet, duke pësuar lëndime në kokë.

Arian Mavriqi, gjithashtu prind i një prej nxënësve ceki se rregullimi i këtyre tualeteve është emergjencë.

Prindërit gjithashtu cekën se me datën 20.09.2018 me 32 nënshkrime e kanë përcjellë ankesën tek Ministria e Arsimit, Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati dhe tek Drejtori i shkollës Mustafa Rrudhani që të ndërmerret diçka sa më shpejtë.

Sipas tyre deri më tani Komuna nuk ka ndërmarrë asgjë rreth kësaj çështje, duke bërë që prindërit çdo ditë e më shumë të shqetësohen rreth shëndetit të fëmijëve të tyre.

Zyrtari komunal  nga drejtoria e Arsimit, Sabri Morina, ceki se këto shqetësime do t’i adresojë në komunë që të ndërmerret diçka.

Takimi dhe video janë pjesë e projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”, financohet nga Ambasada e Britanisë në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori