LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj 26 vjeçarit nga Gjilani, i kërkoi të miturës 14 vjeçare të kryente marrëdhënie me të ose do t’i publikonte disa fotografi

Aktakuzë ndaj 26 vjeçarit nga Gjilani, i kërkoi të miturës 14 vjeçare të kryente marrëdhënie me të ose do t’i publikonte  disa fotografi

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.J. (1993), për shkak të veprës penale ‘’Ngacmimi’’ nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 25 janar 2019.

“Sipas aktakuzës, më 23 – 25 janar 2019, në Gjilan, i pandehuri B.J., me veprimet e tij, me qëllim të frikësimit, me dashje dhe me përdorimin e kërcënimit se do të zbulojë diçka që mund të dëmtojë nderin ose autoritetin e tjetrit, e ka shqetësuar të miturën e moshës 14 vjeçare, tani të dëmtuarën A.D., në atë mënyrë që përmes rrjetit social Whats App, ka kërkuar nga ajo që të takohen dhe të kenë marrëdhënie intime, ose në të kundërtën ai do t’i zbulonte dhe publikonte disa fotografi, në të cilat ajo kishte dalë e zhveshur, me ç’rast me këto veprime te e dëmtuara ka shkaktuar pasiguri, frikë dhe shqetësim të madh emocional”, thuhet në njoftimin për media.


Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor për këtë vepër penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori