David Rose: Pesë gjëra kryesore të cilat biznesmenët nuk i mësojnë në fakultetet afariste
Profesionalizmi nuk është tubim i diplomave dhe i kompetencave, por marrëdhënie dhe dashuri ndaj punës, por edhe ndaj kolegëve të punës
Ndërmarrësi i famshëm dhe i vlerësuar, mentor dhe investitor, David S. Rose, mësimdhënës në Katedrën e Financave, Ndërmarrësisë dhe Ekonomisë në Universitetin Singularity, i është përgjigjur pyetjes “Cilat janë pesë leksionet të cilat nuk mësohen në fakultetet afariste?”
Të gjithëve na është e ditur që ekzistojnë shumë të rinj ndërmarrës të suksesshëm, të cilët nuk kanë përfunduar shkolla të larta dhe fakultete, por që janë të suksesshëm.
Në çfarë baze dallohen ata afaristë të shkathët nga biznesmenët mesatarë, mësoni në vazhdim.
1. Integriteti personal është më i rëndësishmi
Ekzistojnë kolegjiume mbi etikën afariste në të gjitha universitetet e rëndësishme, mirëpo ato kryesisht merren me problemet e bashkëpunimit, problemet strategjike dhe teknike.
Ajo për të cilën unë po flas është etika personale, e cila është treguar si dallimi kryesor me ndikim të madh në ndonjë karrierë afariste.
2. Njerëzit e mirë janë të rëndësishëm
Është krejt njësoj a flas unë për investimet në njeriun afarist, a marrin para nga investitorët apo punësojmë menaxher të lartë.
Njerëzit e kalibrit të lartë vlejnë dhjetë herë më shumë se njerëzit e kalibrit të vogël.
3. Paratë!
Në shkollat afariste shumë kohë shpenzohet në studimin dhe analizimin e parave, mirëpo gjithmonë nga perspektiva e korporatës.
Mirëpo një leksion të shpeshtë me të cilin fuqimisht përballen të gjithë ndërmarrësit, ndërkaq shumica nuk e analizojnë është pikërisht që mundësia e ekzistimit apo e mungesës së parave definon jetën shoqërore dhe ekzistencën e afarizmit.
Kujtojeni ”rregullën e artë” të fazës së hershme të financimit: Personi me më së shumti para vendos rregullat.
4. Mbani çdo gjë në perspektivë
Gjëra të këqija i ndodhin çdo kompanie, çdo tregu, çdo të punësuari. Kur jeni të rinj dhe sapo keni filluar punën, çdo problem mund të duket si fundi i botës. Sa më shumë që të keni përvojë, aq më shumë do të jeni të vetëdijshëm që asgjë nuk është e sigurt, pos vdekjes.
Perspektiva do t’ju ndihmojë të dalloni nuancat dhe do t’jua lehtësojë dhe zvogëlojë brengat rreth gjërave të vogla.
5. Teknologjia po ndryshon tregueshëm
Deri para pak kohësh, kjo fare nuk është përmendur as nuk është analizuar në shkollat afariste. Bashkë me këtë, ende nuk po mësohet në shumë shkolla. Mirëpo kjo në të vërtetë është forca kryesore e Universitetit Singularity dhe e Katedrës së Financimit, Ndërmarrësisë dhe Ekonomisë, të cilën unë e kam themeluar.
Teknologjia sot ka ndikim në themel të çdo ndërmarrjeje afariste që dëshiron të ketë shansin të mbijetojë, e të mos flasim për që të jetë e suksesshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur
Si ngrihet motori në rrotën e prapme
Temperamenti i një gruaje zbulohet sipas grupit të gjakut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'