Lexoni se çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë, në dashuri, a do të pajtoheni me anëtarët e familjes, si do të jeni me shëndetin dhe a duhet të investoni
DASHI (21.03 – 20.04)
Puna: Jeni me plot energji dhe i vendosur t’i çoni punët deri në fund. Tani nga ju varet se a do të jeni mjaftueshëm i përshtatshëm dhe a do të mund të gjeni gjuhë të përbashkët me bashkëpunëtorët . Pranoni bashkëpunim me partnerët të cilët nuk ju janë aspak të dashur, mirëpo megjithatë në punën e tyre kanë arritur rezultate të mira.
Kontakte me partnerët e jashtëm do të mund t’i krijoni gjatë një udhëtimi zyrtar. Nëse në këtë udhëtim do të dështoni, atëherë bëhuni krejtësisht i sinqertë ndaj vetes, sepse vetëm nga mënyra juaj e vendosjes varet se sa do të jeni të suksesshëm, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Aktivitetet e reja apo shoqëria e re do të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore. Mos lejoni t’ju kaplojë vetmia.
Dashuria: Gjatë kësaj periudhe, çdo gjë që do të jetë sekrete, do të jetë do t’ju sjellë lumturi. Lidhjet e dyfishta janë të sigurta sa edhe lidhjet me personat që nuk kanë kohë për dashuri.
Nëse do të shkoni në një udhëtim zyrtar, mund të shpresoni se do t’ju ndodhin ngjarje të bukura dashurie. Në horizont është një lidhje mu në atë rrugë. Nëse keni ndërprerë ndonjë lidhje që për ju ka qenë e rëndësishme, do të keni rastin të takoni një person më të vjetër se ju, i cili do të dijë t’u përshtatet emocioneve tuaja.
DEMI (21.04 – 21.05)
Puna: Idetë të cilat vazhdimisht po ju sillen në kokë do të jenë vendimtare për t’i bërë disa ndryshime. Ato punë që keni planifikuar t’i bëni bashkë me një person tjetër, më mirë bëjini vetë. Mos kërkoni shumë përkrahje nga bashkëpunëtorët, do të humbni vazhdimësinë që e dëshironi. Ajo që deri tani ju ka dukur e paarritshme, për një kohë të shkurtër do të mund ta arrini.
Sa i përket anës financiare, jeni shumë aktiv. Nëse vetëm parandieni se si apo ku do të arrini suksesin më të mirë, atëherë tërë forcën dhe vëmendjen do ta orientoni në atë drejtim. Kjo javë është mu e tillë dhe mund të prisni fitime të mira.
Shëndeti: Po gëzoni shëndet të mirë, andaj edhe në këtë periudhë nuk do të duhej të kini probleme me shëndetin.
Dashuria: Kjo periudhë për ju do të jetë ndër më të këndshmet që i keni përjetuar deri tani. Këtë e tregon edhe jeta romantike që do ta përjetoni gjatë tërë javës. Megjithatë,nëse dëshironi të takoheni me dikë, zgjidhni vikendin, meqenëse vetëm atëherë do të arrini më së shumti suksese.
Janë gjasat shumë të mëdha që të filloni një lidhje të re dashurore me një person i cili jeton jashtë vendit apo që vjen nga largësia. Kjo lidhje për ju do të jetë e rëndësishme për shumë gjëra.
BINJAKËT (22.05 – 21.06)
Puna: Duhet të jeni të përgjegjshëm për aftësitë tuaja dhe të mos synoni të merreni me diçka së cilës nuk do të mund t’i dilni në fund. Nëse do të jeni të vetëdijshëm për këtë, me siguri do të gjeni rrugën e duhur për të arritur suksese.
Mbështetuni vetëm në aftësitë tuaja. Çdo gjë që është në planin afarist dhe ndieni që mund t’ia dilni, bëjeni vetë. Kudo që të angazhoheni, madje edhe në çështjet e përmirësimit të situatës financiare, do të arrini suksese më lehtë seç keni pritur. Kjo javë do t’ju jetë posaçërisht e përshtatshme për suksese.
Shëndeti: Durimi është ilaçi më i mirë për ju. Nëse nuk do të keni durim, është e mundshme të vuani nga pagjumësia.
Dashuria: Do t’i lini pas aventurat dhe argëtimet. Më shumë do të jeni të orientuar drejt krijimit të një lidhjeje dashurore me personin që do të keni afinitete të ngjashme. Nëse jeni në lidhje më të gjatë do të vazhdoni të silleni ndaj personit të dashur pa ndryshuar gjë. Do të përpiqeni që lidhjen tuaj ta bëni më të fortë.
Më shumë lumturi, mirëkuptim dhe butësi do të keni edhe në jetën bashkëshortore. Andaj, duhet të jeni të gatshëm që edhe partnerit tuaj t’ia ktheni në të njëjtën mënyrë dhe t’i freskoni marrëdhëniet.
GAFORRJA (22.06 – 22.07)
Puna: Kjo javë do të kalojë e gjitha në favorin tuaj. Do të keni kontakte dhe komunikime të shumta e të këndshme. Keni gjasa të mira të ndërroni vendin e punës dhe që mu këtë javë do të nënshkruani marrëveshje të re. Do të keni përkrahje të madhe nga bashkëpunëtorët.
Në periudhën që e keni përpara ju presin përfitime të konsiderueshme dhe situata juaj financiare do të përmirësohet dukshëm. Do të keni mundësi t’i zgjidhni problemet financiare, të cilat ju kanë munduar në periudhën e kaluar. Nga fundi i javës do të keni një sukses financiar që do t’jua mundësojë një partner juaji afarist.
Shëndeti: Lumturia në dashuri ndikon pozitivisht edhe në humorin dhe shëndetin tuaj.
Dashuria: Do të përjetoni një lidhje jashtëzakonisht të harmonishme dashurore. Lumturia do t’ju jetë edhe më e madhe nëse merrni pjesë haptazi në gjithçka që e brengos personin tuaj të dashur. Të gjithë ata që do të fillojnë jetë të përbashkët dashurore mund të presin të keni lidhje të fuqishme.
Është koha e duhur për të hyrë në ujëra martesore, por edhe në lidhje të sinqertë. Çdo kontakt të ri që do ta vendosni këtë javë, do të shpresoni për vazhdim të lidhjes. Ndërkaq nga njohjet e reja të cilat që nga fillimi kanë qenë problematike, hiqni dorë sa më parë.
LUANI (23.07 – 22.08)
Puna: Çdo gjë do të punoni e që ka rëndësi të jashtëzakonshme për ju, do ta bëni me përkushtim. Nëpërmjet komunikimit dhe shoqërimit të këndshëm, me lehtësi do t’i kryeni të gjitha obligimet tuaja. Keni energji të mjaftueshme e cila ju nxit dhe ju paralajmëron ditë më të mira dhe më të suksesshme në vendin e punës.
Pikërisht nga optimizmi juaj, ju varet edhe situata financiare. Ajo çka do që do të ndodhë, nuk keni arsye të brengoseni, sepse suksesi financiar nuk do t’ju mungojë. Kënaqësia me ndihmën e parave më në fund do t’ju vijë.
Shëndeti: Gjeni më shumë kohë për rekreacion, në mënyrë që atë energji të fortë të cilën po e ndieni, ta orientoni sa më mirë.
Dashuria: Në dashuri jeni duke funksionuar shkëlqyeshëm, gjë që vetvetiu ju mundëson lidhje dashurore me shumë tipa partnerësh. Do të jeni në situatë të zgjidhni më të mirët ndër më të mirët, prandaj zgjidhni atë që aktualisht ju intereson dhe ju plotëson.
Është plotësisht e mundshme që të filloni lidhje me një person të zënë, pastaj me një më të ri se vetja, jashtëzakonisht të bukur, si edhe me një person nga bota e jashtme. Veç kësaj, në fushën tuaj astrologjike pikërisht ka hyrë planeti Venerë, gjë që gjithmonë sjell periudhë më të suksesshme dashurore.
VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)
Puna: Mendoni më shumë për propozimin apo këshillën që jua kanë dhënë familjarët. Bëhuni më shumë praktik dhe i shpejtë kur merrni vendime. Nuk është e domosdoshme që çdo gjë ta bëni në mënyrë të përsosur.
Këtë periudhë do të jeni të detyruar të veproni shumë shpejt, në mënyrë që situatën financiare ta ktheni në favorin tuaj, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Nëse keni pasur çfarëdo telashesh me dhembët, tani çdo gjë do të jetë në rregull.
Dashuria: Lidhja juaj dashurore gjendet në një fazë kur ju duhet të merrni një vendim shumë të rëndësishëm. Nëse do të hezitoni apo nuk do të jeni të sigurt që personi me të cilin jeni bashkë është ai i vërteti, mos humbni kohë kot, kërkoni dikë tjetër.
Vetëm nëse nuk mund që te personi i dashur të gjeni ndonjë të metë, dhe jeni të sigurt se mu ai jua ka plotësuar jetën, jini të sigurt se mu ai person është ai që keni kërkuar. Mos prisni më shumë, por kaloni çaste të bukura së bashku dhe planifikoni të ardhmen e përbashkët.
PESHORJA (23.09 – 22.10)
Puna: Këtë javë vetëm nëse i kryeni aktivitetet afariste në mënyrë të pavarur do t’ju sjellin rezultatet më të mira. Besojini aftësive tuaja posaçërisht gjatë këmbimit të mendimeve me bashkëpunëtorët. Nga mesi javës do të bëni një zgjidhje të rëndësishme.
Një person me shumë kujdes po ju vështron. Duhet të angazhoheni shumë, në mënyrë që ta ruani gjendjen tuaj financiare. Nëse angazhoheni maksimalisht dhe nuk prisni që asgjë “t’ju bjerë nga qielli”, do të arrini ta mbani nën kontroll situatën financiare. Bashkëpunimi me miqtë vetëm sa do t’ju sjellë dobi.
Shëndeti: Nëse e teproni me konsumim të pijeve, do të ballafaqoheni me shumë probleme.
Dashuria: Këtë javë papritur do të keni gjasa të krijoni një lidhje të re dashurie. Ngjarjet e këndshme do t’ju ndodhin në një tubim të bukur apo nëpërmjet realizimit të dëshirave personale. Kjo mund t’ju ndodhë nëpërmjet organizimit të udhëtimeve, si edhe në ndonjë party apo në ndonjë festim të ditëlindjes së dikujt.
Nëse jeni duke studiuar, ka mundësi që kjo t’ju ndodhë në fakultet apo në ndonjë seminar. Çdo gjë do të zhvillohet në shoqëri të hareshme dhe në atmosferë festive.
AKREPI (23.10 – 21.11)
Puna: Nuk duhet të bëni asgjë tjetër, vetëm duhet që të jeni të duruar. Përshtatuni me situatën aktuale, çfarëdo që të jetë ajo. Vetëm mos i kaloni kufijtë e lejuar. Do t’ju ndodhin ngjarje të mira dhe stabile, mirëpo akoma nuk ka ardhur koha për të bërë ndryshime.
Ndërkaq, situata juaj financiare është krejtësisht tjetër. Fitime financiare mund t’i prisni më së largu deri nga fundi i javës. Ndërkohë do të keni fitime të vogla, mbase edhe ndonjë dhuratë.
Shëndeti: Energjia e madhe akoma po ju ndihmon. Po ndiheni jashtëzakonisht mirë.
Dashuria: Ashtu siç do të prisni që situata financiare t’ju përmirësohet, po ashtu do të keni nevojë edhe më të madhe për të bërë blerje dhe për t’u argëtuar. Të gjitha vendet të cilat do të përmirësojnë humorin tuaj do t’i vizitoni. Më shumë do të jeni të kënaqur nëse flirtoni dhe argëtoheni.
Nëse akoma ju preokupon humori jo i mirë, për shkak të ndarjes nga personi i dashur, mos u mbyllni në vetvete. Shumë lehtë do të mund të njihni një person i cili do t’jua kthejë buzëqeshjen.
SHIGJETARI (22.11 – 21.12)
Puna: Jeni në humor të mirë dhe plot optimizëm. Po veproni pozitivisht në rrethin tuaj, andaj edhe jeni person i dëshirueshëm kudo që shkoni. Gjithë atë që do të synoni, do ta realizoni në mënyrën më të lehtë.
Ashtu siç do t’i fitoni paratë, po ashtu edhe do t’i shpenzoni për gjëra të imta. Nëse nuk ju zgjat shumë, nuk keni nevojë të brengoseni. Kjo është një periudhë e cila do t’ju sjellë fitime të konsiderueshme. Orientohuni në aktivitetet të cilat janë të sigurta dhe afatgjata.
Shëndeti: Shëndetin që po e gëzoni asgjë nuk mund t’jua çrregullojë.
Dashuria: Keni dëshirë që diçka të ndryshoni te vetvetja, por edhe të krijoni lidhje të suksesshme dashurore. Ju nevojitet freskim dhe diçka e re. Në lidhjen dashurore jeni duke menduar të bëni hapin vendimtar.
Me qetësi po prisni që edhe personi juaj i dashur të pajtohet me propozimin tuaj. Po i prisni pesë minutat tuaj. Po fantazoni për një lumturi të madhe, të cilën është e sigurt se do ta përjetoni. Pra, mos ngurroni çojeni deri në fund idenë tuaj.
BRICJAPI (22.12 – 20.01)
Puna: Është kjo periudha më e volitshme për punë. Kryeni obligimet tuaja dhe mos i kushtoni shumë kujdes se ç’po ngjet përreth jush, do të keni shqetësime dhe pengesa të vogla. Atë që nuk do të mund ta realizoni në kohën e planifikuar, mos e provoni me çdo kusht. Nëse diçka nuk ju shkon për dore, bëni një pauzë të shkurtër, dhe pastaj fillojani, do të arrini sukses.
Sa i përket anës financiare, nuk pritet të keni probleme. Paratë po ju arrijnë, por jo aq sa kemi pritur. Situatën financiare e keni kontrolluar mirë në periudhën e kaluar, gjë që ju ka bërë që të mbroheni nga befasitë e pakëndshme.
Shëndeti: Është e mundshme të keni probleme me veshkat. Do të keni nevojë për ndihmën e mjekut.
Dashuria: Nëse keni pasur rastin të njiheni me një person gjatë një udhëtimi apo në një formë tjetër komunikimi, do të krijoni lidhje dashurie në shikim të parë, mirëpo ndjenjat e mira do të jenë të dyanshme.
Lidhjet dashurore i krijoni në mënyrën më të sinqertë, pa pasur sekrete dhe duke e prezantuar veten ashtu siç vërtet jeni. Nëse vazhdoni të jeni kështu, kjo lidhje do të mund të zgjasë dhe do t’ju sjellë shumë lumturi. Personat që janë në lidhje dashurie më gjatë, do të përjetojnë kënaqësi dhe momente të paharrueshme si kurrë më parë.
UJORI (21.01 – 18.02)
Puna: Në planin afarist duhet të tregoni të gjitha aftësitë tuaja. Durimi është arma më e fuqishme juaja. Fillimi i javës do të mund t’ju sjellë fitime financiare. Fitime më të mëdha mund të keni vetëm nëse bashkëpunoni me një person më të vjetër dhe më të suksesshëm se ju.
Nëse keni kërkuar kredi nga banka, gjasat janë të sigurta se deri në fund të javës do t’ju lejohet. Mos i përfillni premtimet të cilat jua japin personat më të rinj se ju.
Shëndeti: Kontrolloni aktivitetet fizike, në mënyrë që të ndiheni më mirë.
Dashuria: Jeni në pritje që t’i realizoni planet tuaja në lidhjen dashurore, këtë javë do të jeni në humor të mirë për shoqërinë, për argëtime, madje edhe për aktivitete sportive. Me atë që jeni duke e realizuar nuk jeni të kënaqur.
Nëse akoma jeni duke menduar për dashurinë e vjetër, ka gjasa që të takoheni nga fundi i javës, por edhe të pajtoheni.
PESHQIT (21.01 – 18.02)
Puna: Kjo javë në planin afarist do t’ju jetë e suksesshme. Juve ju mbetet vetëm të krijoni kontakte me bashkëpunëtorët. Mund të siguroni informacione të mira të cilat do t’ju bëjnë të mundshme t’i zhvilloni aktivitetet tuaja afariste dhe t’u bashkoheni afaristëve të suksesshëm.
Sa i përket anës financiare, shumëçka varet nga ju, varet se çfarë vendimesh do të merrni. Do të jeni në situatë që të ruani situatën e mirë financiare, madje edhe nëse do të keni shpenzime të mëdha, por kushti është që të planifikoni mirë se ku do t’i shpenzoni paratë. Do të keni përkrahjen e miqve.
Shëndeti: Do t’ju shoqërojë optimizmi dhe humori i mirë.
Dashuria: Në pjesën e parë të javës shumë lehtë do të mund të përjetoni emocione të këndshme nga personi i dashur. Ndërsa nga pjesa e dytë do të hamendeni se a duhet të qëndroni akoma në këtë lidhje apo të filloni lidhje tjetër.
Personat e vetmuar që nga ky vikend do të kenë mundësi të njohin partnerë interesantë nëpërmjet lidhjeve të miqve, apo udhëtimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A