LAJMI I FUNDIT:

Do të habiteni shumë kur të mësoni se çfarë vërtet do të thotë kur ju kruhet shuplaka e majtë apo e djathtë

Do të habiteni shumë kur të mësoni se çfarë vërtet do të thotë kur ju kruhet shuplaka e majtë apo e djathtë
nervous young woman has an itch on her palm

Secili nga ju beson që kur ju kruhet shuplaka e majtë, do të thotë që do të fitoni para. Çfarë do të thotë kur ju kruhet shuplaka e djathtë?

Ekziston për gjithë këtë shpjegim mjekësor apo e gjitha është besëtytni e rastit? Do t’ju ndihmojnë që të kuptoni më mirë çfarë e vërtete fshihet pas kësaj, transmeton Telegrafi.

Besëtytnia është tjetër gjë dhe varet se cila shuplakë ju kruhet. Ajo thotë që të kruarit lidhet me fitim parash dhe, varësisht nga shuplaka e majtë apo e djathtë, jo do të fitoni apo do të humbni para.


Nëse është shuplaka e djathtë, atëherë do të fitoni para, ndërsa e majta nënkupton shpenzime. Kur ju kruhet shuplaka e majtë, atëherë do të ngelni pa para apo do t’i shpenzoni paratë. Për çdo rast do të mbeteni pa para, në cilëndo mënyrë. Ekzistojnë edhe disa shpjegime mjekësore, të cilat thonë që të kruarit ka të bëjë me energjinë në duart tuaja.

Thënë përgjithësisht, shuplaka e majtë nënkupton mundësinë, ndërsa e djathta aktivitetin. Për këtë shkak dora e majtë do të thotë që diçka do t’ju ndodhë në jetë dhe prandaj do të detyroheni të shpenzoni para.

Dora e djathtë është aktive edhe nëse ju kruhet, atëherë energjia e punës suaj del nga ju dhe i kontribuon fitimit të parave. Të kruarit e dorës së djathtë siguron që energjia del dhe zëvendësohet me paratë të cilat vijnë.

Për të zvogëluar të kruarit e shuplakës, e gjitha që duhet të bëni është që ta fërkoni për sipërfaqe druri. Kështu do të zvogëloni të kruarit, sepse në këtë mënyrë energjia e shuplakës do të bartet në dru.

Besëtytnia është goxha e vjetër dhe derisa disa besojnë se është e saktë, të tjerët mendojnë që është vetëm teori. Kush nga ta ka të drejtë?

Nëse kërkoni në internet për këtë fenomen, do të zbuloni që ekzistojnë shumë njerëz të cilët kanë përjetuar rastësi të ngjashme lidhur me paratë, qoftë kur ka qenë fjala për fitim apo humbje.

Nuk ekziston shpjegim shkencor për këtë besëtytni, mirëpo disa njerëz konsiderojnë që ekziston së paku shpjegim i pjesshëm. Gjithashtu, shumica e tyre thonë që më mirë është të mos i besohet kësaj, por që të mbështeteni vetëm në angazhimin dhe punën e mundimshme – dhe, natyrisht, të mos prisni që t’ju kruhet shuplaka për të fituar para.

Nëse hulumtoni këto informacione vetëm për shkak të kureshtjes, atëherë çdo gjë është në rregull, mirëpo mund të shfaqet problem nëse filloni të besoni dhe nëse prisni që gjërat vetë të zhvillohen rreth vetes.

Këto fakte vlejnë për çdo lloj besëtytnie dhe asnjë person nuk duhet të nxjerrë përfundime në bazë të tyre, sepse e gjithë kjo me siguri është vetëm rastësi. /Telegrafi/