Rigels Lenja
Të flasësh në ditët e sotme për shtete etnikisht të pastra është pa diskutim utopike. Dhe, kjo përforcohet kur këto shtete kanë qenë pjesë të formacioneve multietnike.
Së pari, numërohen me gishtat e njërës dorë shtete sot në botë që janë etnikisht të pastra. Ballkani është një rast tipik – ku është e pamundur të ketë shtete etnike – i kontrolluar pothuajse në mënyrë të pandërprerë nga perandori me përmasa dhe ambicie globale. Dhe, kjo veçanërisht në shekujt e fundit, ku rajoni u kthye në një përplasje për kontroll direkt mes perandorive Osmane, Austro-Hungareze dhe Ruse, pa harruar dominimin 45-vjeçar sovjetik dhe një miniperandori, e njohur si Jugosllavia e Titos.
Për arsye pragmatike dhe për të shmangur rebelime që kishin pasoja afatgjata, këto perandori, gjatë sundimit të tyre në Ballkan, detyruan popullsi të tëra të zhvendosen ose të bëjnë ndryshime kolektive të besimeve fetare. Pra, dy elemente kyçe të doktrinës nacionaliste të shekullit XIX, referuar kompaktësisë (unitetit) etnik dhe një besimi fetar të njëjtë, kanë qenë të pamundura për t’u aplikuar në Ballkan. Kjo, pasi kanë qenë fuqi të jashtme që kanë prishur balancat.
Ndryshimi i kufijve të Kosovës me Serbinë, sigurisht që do të hapë një “Kuti të Pandorës” për mbarë rajonin dhe më gjerë. Në praktikë, kjo nuk është një kërkesë thjesht me nuanca etnike, por edhe gjeopolitike dhe ekonomike. Serbët që jetojnë në Kosovën e Veriut llogariten në jo më shumë se 80 mijë e po aq është dhe numri i kosovarëve në Serbi. E shprehur me përqindje është 0.8% e popullsisë së Kosovës, realisht shumë e vogël si shifër krahasuar me 9% turqit e Bullgarisë, 26% shqiptarët e Maqedonisë, 30% serbët e Malit të Zi, 8% hungarezët e Rumanisë, 12% kurdët e Turqisë apo 8.5% hungarezët e Sllovakisë.
Nuk do të ishte diçka e vështirë që fuqitë botërore të vendosnin të ndryshonin 3 rajone mes dy vendeve fqinje. Por kjo krijon një efekt domino. Kushdo të mund t’i thoshte “JO” një kërkese të serbëve të Bosnjës (32%) për t’u bashkuar me Serbinë apo edhe të kroatëve (16%) për t’u bashkuar me Kroacinë. Rajoni i Ballkanit ka parë në të shkuarën raste të shkëmbimeve të popullsisë. Më e njohura, ajo e vitit 1923, mes Turqisë dhe Greqisë. Por, që përsëri nuk ka krijuar një marrëdhënie miqësie normale mes dy vendeve.
Minoriteti serb sot në Kosovë ka pa diskutim një mori të drejtash, që, krahasuar edhe me minoritete në vende të botës demokratike, nuk i gëzojnë. Ajo se për çfarë Serbia këmbëngul qëndron në diçka tjetër. Përdorimi i Kosovës si formë presioni ndaj BE-së, për të marrë sa më shumë favorizime.
Një vend me kaq shumë probleme për sa i përket demokracisë, lirisë, medias dhe ekonomisë. Serbia ka gjetur si shkak justifikimi te banorët e saj problemin me Kosovën. Shpeshherë, duke e përdorur thjesht dhe vetëm për të tërhequr vëmendjen nga probleme të brendshme. Ndërsa, me komunitetin ndërkombëtar, luan me kartën e Rusisë. Duke qenë se një numër i lartë i popullsisë serbe priret të mbështesë vendime radikale për Kosovën, rajon dikur i njohur si “zemra e Serbisë”, qeveritë e Serbisë e njohin mirë koston e lartë që mund të ketë një njohje e mundshme e Kosovës. Rasti që e provon është vrasja e ish-Kryeministrit Serb, Zoran Xhinxhiq, në vitin 2003, i vrarë nga nacionalistë serbë si pasojë e rrymës së pajtimit që ai ndiqte me Kosovën.
Mbase s’do kishte krijuar kaq shume debate, nëse rajonet e veriut të Kosovës do të ishin shkretinore apo xhungla. Arsyeja ekonomike se pse Serbia nuk tërhiqet nga kërkesa e saj është te burimet nëntokësore, e njohur si “Kompleksi i Trepçës”. Një kompleks me më shumë se 40 miniera, i përdorur që nga koha e Perandorisë Romake dhe dikur në mesin e viteve 1970 ishte kompleksi me prodhimin më të lartë në Jugosllavi. Trepça ka kapacitete për të punësuar minimalisht 35 mijë punëtorë dhe është një prodhuese kryesore e hekurit, zinkut dhe argjendit. Veç të tjerash, janë gjetur dhe sasi të pasuruara uraniumi. Sipas kalkulimeve të periudhës së Jugosllavisë, Trepça prodhonte rreth katër miliardë dollarënë vit. Sot mendohet se ka një vlerë rreth tre trilionë dollarë.
Rajoni i Ballkanit është një rajon kompleks në ndërtim, por edhe në organizim. Kjo, edhe prej faktit se ndodhet si një urë lidhëse mes Evropës, Azisë dhe Afrikës. Aq sa dhe termi Ballkan ka hyrë në fjalor edhe si një nënkuptim për ndarje të territoreve të vogla në një mori shtetesh, njohur si ballkanizëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-18-780x439.png)
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën
![Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-780x439.png)
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë
![AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/kqz2-780x439.jpg)
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave
![Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-7-780x439.png)
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?
![Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-82-780x439.jpg)
Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi