LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Federatës së Skitarisë: Nuk ka siguri për skijim në Brezovicë

Kryetari i Federatës së Skitarisë: Nuk ka siguri për skijim në Brezovicë
Foto ilustrim

Pas humbjes së jetës së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, sot në Qendrën e skijimit në Brezovicë, është vlerësuar se përveç rrugëve të rrezikshme për të shkuar në qendër, rrezik të përhershëm përbëjnë orteqet.

Kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi u tregua mjaft i ashpër me organet komunale për mospastrimin e borës dhe menaxhimin e Qendrës së Skijimit në Brezovicë.

“Rruga është e tmerrshme, është në një formë e pastruar, në atë formë në të cilën dy makina nuk mund të kalojnë, aty është rreziku i parë. Rreziku i dytë është duke ardhur rrugës, është orteku që çdo vit bie. Do të thotë bie me qindra tonelata borë, tash kush e ka fatin nesër apo pasnesër, apo kurdo që lëshohet ajo, unë nuk e di dhe ai është rreziku i dytë.


Edhe në pistat e skijimit nuk ka ndonjë rrezik, por duhet të jenë të shtypura ashtu siç kemi kërkuar nga qendra e skijimit, jo vetëm nga kjo, por nga të gjitha qendrat e skijimit në Kosovë. Ne si Federatë e Skijimit e kemi parë se nuk ka siguri për sikijim deri sa nuk zgjohen së pari orteqet që janë prezent”, u shpreh ai, raporton kp.

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori