Dy presidentët, ai i Kosovës dhe ai i Serbisë, u patën bërë aq të afërt , dhe aq identikë me retorikën dhe me qëndrime me njëri-tjetrin, sa filluan në publik me u pa si “vëllezër sijamez”, të lidhur politikisht, kokë për koke. Çka e fillonte njëri, e përfundonte tjetri, duke e plotësuar për mrekulli njëri-tjetrin në lojën e “tyre” të luftës me kufijtë. Tash, prej kësaj perspektive është e qartë (pa)fuqia e tyre, por veç para pak muajsh zëri i tyre dallohej prej të gjithëve dhe jepte përshtypjen e fuqisë me u përballë me të gjithë. Por, doli të jenë vetëm zëdhënës.
Njëri fliste për Millosheviqin si burrështetas të madh, me qëllime të mira (Serbinë e Madhe) ndërsa tjetri për Luginën që do e marrim prej Serbisë, pa i dhanë asgjë asaj (Shqipërinë etnike). Njerëzit shikonin, dëgjonin dhe nuk besonin.
Kështu shpërtheu koncepti i ndryshimit të kufijve me shumë mjegull e paqartësi dhe që të dy e mbronin me këmbëngulje, nën përshtypjen e përgjithshme se po i kërcejnë vetes në bark. Ai që ashiqare punon kundër interesave të veta dhe që mbron pikëpamje të cilat nuk kanë përkrahje në komunitet, është ose revolucionar, ose fanatik i gatshëm të sakrifikohet për ide dhe qëllime të veta, ose është në shërbim të dikujt më të fortë, ose është i detyruar nga dikush apo me diçka.
Natyrisht ka edhe mundësi të tjera, por për nevojat e këtij shkrimi ato mbeten jo relevante. Sidoqoftë, teoritë konspirative u ngritën pikërisht mbi këto arsye. Dikush i quajti spiunë, dikush tradhtarë, dikush i shpalli të frikësuar prej gjykatës dhe, sido që të jetë, ata ende vazhdojnë të përsërisin herë pas here idenë të cilën shumica e deklaruan të dështuar. Rrota ngeci!
Duke ndjekur “historikisht” modelin se si funksionon presidenti kosovar, dikur e pata krahasuar me bubrrecin i cili e sjell rrotën e mullirit dhe rrah gjoks, nëpër media, për këtë. Fabula thotë, se kur e patën pyet bubrrecin, përse nuk e sjell në anën tjetër rrotën e mullirit, ai qenka përgjigjur, se ai e sjell vetëm andej kah mund të sillet. Kjo fabul duket të jetë bërë pikërisht për politikanët ballkanik .
Pra, rrota, presidenti dhe mielli i pabluar i Kosovës, në agjendat ndërkombëtare, janë elementet kyçe të këtij shkrimi, lidhur me konspiracionet dhe jetën tonë në geto.
Duke mos hyrë më thellë, në zonat e errëta të para luftës, të errëta në kuptimin e mungesës së informatave, rrota e parë që e solli me vrullin rinor, presidenti, ishte ajo e Rambujesë. Kur ajo pas lufte filloi të konsumohet, ky filloi të sjellë rrotë të tjera, sidoqoftë ishte në dispozicion.
Në çastet vendimtare atë, e hipnin mbi rrotë dhe i thoshin, sille. Ky e sillte. Ashtu e solli më vonë edhe rrotën neo-osmaniste që sillej ngjitur me atë të antiterrorizmit, dhe me po aq vrull e solli rrotën e (anti)korrupsionit, e cila rrotullohej në një unitet të të kundërtave me atë të korrupsionit, për të përfunduar kështu, me atë të lëvizjes së kufijve. Kufijtë u pa se janë ingranazh ndërkombëtarë, rrotë e madhe mbi të cilën e vunë pasi fitoi kondicion dhe përvojë për të manovruar në mes fuqive.
Për dallim prej rrethanave kur rrihte gjoks se po e lufton terrorizmin dhe korrupsionin, gojëkëqijtë flisnin me zë se po e sjell rrotën në të dyja anët, pra po e sjell terrorizmin edhe anti terrorizmin, po e sjell korrupsionin dhe anti korrupsionin.
Kjo e përjashtonte atë prej rolit të bubrrecit lokal dhe i jepte fuqi më të madhe, sepse ai duhej të ishte mirë me të dyja anët, të kontrollonte të dyja anët, së paku në Kosovë, pra edhe terrorizmin edhe kundër terrorizmin, edhe korrupsionin edhe kundër korrupsionin. Gjithsesi, në këtë periudhë, tejkaloi përmasat e Kosovës, por në përmasa ndërkombëtare, sidomos rajonale vazhdoi të mbetet i njëjtë, pra të sjell rrotën që sillet. Rrota e kufijve, filloi të sillet pikërisht kur menduam se po mbylleshin konfliktet…
Por, çështja e kufijve në të cilën u përfshi qysh me përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, të cilin dyshohej se me qëllim e la keq, e ngriti atë në një lojtar rajonal. Duke u dëshmuar si krijues krizash dhe kontrollues gjakftohtë i tyre, si politikan që di të nxis emocione kolektive, ky u ngrit në rang rajonal, kështu u ul në karrige afër, në krah apo prapa, me burrështetas të globit, dhe e hipën përsëri në rrotë, kësaj radhe mbi një rrotë të madhe e cila to të ndryshonte rrënjësisht gjendjen në Ballkanin Perëndimor.
Kah po sillet rrota? Ka filluar të duket tashmë, se atë po e sjellin fuqi të mëdha si Rusia, Turqia, e së fundmi po shihet gjithnjë e më qartë, edhe administrata e presidentit Trump. Kompromisi euroaziatik i Presidentit Trump, që u pa në Siri, po merr formë edhe në regjionin e Ballkanit, duke krijuar turbulenca në Evropë dhe në vet SHBA, duke rrënuar konjuktura dhe parime, përfshi edhe ato për zgjidhjen e krizës Ballkanike.
Kur flasim për rajonin, rrota ka ngecur në Kosovë. Edhe në Serbi. Ka ngecur edhe dialogu, ky biznes përfitues i burokracisë evropiane, për të cilin, megjithatë, të gjithë janë të një mendje se duhet të rinisë. Edhe nëse nuk është vetvetiu biznes, dialogu do të rregullojë edhe pozicionet e vendeve (jashtë) ballkanike në bizneset rajonale, në Ballkanin e pasluftës. Do të krijohet konjuktura për disa dekadat e ardhshme dhe kjo nuk varet nga Ballkani.
Këtu është vetëm arena ku (anti)globalistët po matin forcat! Erdogan- Gulen, Trump-Soros, euroskeptikët- eurointegristët, …!
I kujtohet kujt, ende, si ishte kënga e moçme? “Deri te vija e kuqe, kufiri i Kosovës”…?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe