LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim dhe arrest shtëpiak për të pandehurit për falsifikim parash

Kërkohet paraburgim dhe arrest shtëpiak për të pandehurit për falsifikim parash
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve, R.K. dhe E.K., ndërsa ndaj dy të pandehurve E.G. dhe M.V. kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për shkak se secili veç e veç kishin për të kryer vepër penal “Falsifikimi i parasë”, nga neni 302, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi, Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, ndaj katër të pandehurve të lartcekur, për shkak se deri me datën 20 janar të vitit 2019, dy të pandehurit R.K., dhe E.K, kanë prodhuar dhe vënë në qarkullim para të falsifikuara ndërsa dy të pandehurit tjerë, E.G dhe M.V., edhe pse ishin në dijeni nuk e kanë raportuar veprën penale në polici.

Seanca dëgjimore për caktimin e këtyre masave pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori