Agjencia Qendrore e Prokurimit po kërkon të blejë prodhime të Serbisë për t’i furnizuar disa institucione, përkundër që Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksën doganore prej 100% mallrave të importuara nga Serbia.
Kjo Agjenci, që bën prokurime për të gjitha institucionet, në emërtimin e produkteve që synon t’i blejë ka vendosur marka të prodhuesve të caktuar.
Vendosja e markave të prodhueseve është e ndaluar me nenin 28 të Ligjit të Prokurimit Publik.
Kjo Agjenci duke u thirrur në kushte të jashtëzakonshme për t’i përshkruar produktet që synon t’i blejë i ka referuar me artikull specifik të prodhuesve serb.
Në tenderin, që është i ndarë në 9 llote dhe që pritet të kushtojë rreth 23.5 milionë euro, tek specifikat teknike janë edhe artikujt: “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, apo pashtetën e pulës “Argeta”.
Disa prej produkteve të referuara janë të prodhuara në Serbi, ndaj të cilave qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100%.
Pika 7 e nenit 28 të Ligjit të Prokurimit Publik e ndalon që Autoritetet Kontraktuese në specifikimet teknike t’i referohen një artikulli ose burimi të veçantë.
“Autoriteti kontraktues nuk do të përpilojë specifikimet teknike që i referohen një artikulli ose burimi të veçantë, ose një procesi të hollësishëm, ose ndonjë shenje dalluese, lloji ose origjine të veçantë ose ndonjë prodhimi”, thuhet në pikën 7 të nenit 28 të Ligjit të Prokurimit Publik.
E njëjta pikë e këtij neni lë hapësirë për Institucionet që t’i referohen edhe me artikuj të veçantë, por “ne kushte të jashtëzakonshme”.
“Pavarësisht nga e mësipërmja, autoriteti kontraktues mundet, që në kushte të jashtëzakonshme, të hartojë specifikime teknike ose të bëjë një referim të tillë të veçantë, nëse autoriteti kontraktues në mënyrë të qartë vërteton se, nuk është e mundur që të përpilojë një specifikim mjaft të saktë dhe të kuptueshëm të lëndës së kontratës përkatëse, në pajtim me paragrafin 3-6. të këtij neni ose ndryshe; me kusht që, çfarëdo referimi i tillë të shoqërohet me fjalët “ose ekuivalent”, thuhet në pjesën e dytë të kësaj pike të nenit 28.
Por, në disa nga produktet e cekura ka prodhime të Kosovës që kanë mundur të ceken dhe që janë mirë të njohura në Kosovë.
Kompania Prodhuese “Liri” tash e një kohë të gjatë prodhon keksin “Sempre” që janë ekuivalent me “Plazmën” që është prodhim i Serbisë, shkruan Kallxo.com.
Njëjtë është edhe me pashteten “Argeta që është cekur në tenderin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit. Fabrika për përpunim të mishit, “MEKA” tash e një kohë të gjatë prodhon pashteta me shije të ndryshme.
AQP ka kërkuar të blejë 6 mijë copa kifle me ‘eurokrem’. Përveç kësaj ka kërkuar edhe 445,284 copa “Eurokrem’ ose ekuivalente prej 50 gr i paketuar në foli. Si dhe ka kërkuar 9,528 kilogram “Eurokrem” ose ekuivalent.
AQP-ja i ka kërkuar edhe keksët me emra të produkteve të caktuara. I ka kërkuar 5,937 copë “Plazma” apo keksë ekuivalent me paketim 150 gram. Si dhe i ka kërkuar edhe 8,418 kilogramë keksë “Petit Beure” ose ekuivalent.
Përveç tyre, AQP-ja ka kërkuar edhe djathëra me emra specifik të produkteve, përkundër që ka disa kompani që prodhojnë djathin në Kosovë.
AQP-ja po kërkon t’i blejë edhe 19,317 kilogram djath “ekuivalent” me feta i konservuar, paketimi 4 kg plastik ose në kënaqe. Si dhe 8,238 kilogramë të tjerë djath feta ose ekuivalent, por pa i specifikuar paketimin.
Janë kërkuar edhe pashteta me emër specifik të produktit të një prodhuesi të caktuar. Është kërkuar të blihet 365 mijë e 67 copa “pashteta pule “Argeta” ose ekuivalente. “Pashteta Pule ‘Argeta’ ose ekuivalente janë paraparë edhe në një llot tjetër, në sasi prej 127 mijë e 500 copa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë