Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita po merr pjesë si ekspozuese në panairin më të njohur në botë, IMM Cologne në Gjermani duke qenë konkurrente me shumë brende të njohura botërore.
IMM Cologne është ngjarja më e rëndësishme në tregun e mobiljeve në botë ku prezantohen mobiljet e reja dhe tendencat e interierit, dhe vizitorët kanë mundësinë të shohin më shumë inovacione të gatshme për treg.
Prodhuesi Kosovar Comodita merr pjesë në panairin IMM Cologne 2019, me një sipërfaqe prej 147 m2, ku ekspozon një shumëllojshmëri të prodhimeve të saj si shpuzë, lloje të ndryshme të dyshekëve, jastëk gjumi ergonomik dhe anatomik, mbishtresa dysheku, dyshek pikniku, si dhe jastëk mbështetës e dekorues. Comodita e konsideron këtë panair si një platformë të shkëlqyeshme për të lansuar produktet e saj dhe mundësi për vizitorët ndërkombëtar që të shohin produktet dhe koleksionet më të reja. Gjithashtu, pjesa kryesore do të jetë prezantimi i tre dyshekëve të rinjë, të dizajnuar dhe prodhuar me teknologji inovative nga Comodita për t’u ofruar klientëve të saj eksperiencë të veçantë të gjumit. Ky panair paraqet mundësi unike për krjimin e kontakteve dhe rritjen e potencialit të tregut.
Gjatë këtyre ditëve të panairit Comodita ka pasur shumë vizita interesante nga përfaqësues të kompanive të njohura dhe takime ku është biseduar për mundësi të zgjerimit të tregut. “Jemi tejet të kënaqur me mbarëvajtjen e pjesëmarrjes në panair dhe po marrim vlerësime të larta për cilësinë e produkteve. Interesimi i kompanive nga vende të ndryshme, për bashkëpunim, është i jashtëzakonshëm” – thekson menaxherja e marketingut në Comodita, Albana Gazija-Qaushi. Ndër të tjera, përfaqësues të Comodita njoftojnë se po presin konkretizimin e kontratave me disa kompani prestigjioze.
Ditët në të cilat panairi është i hapur për publikun e gjerë u japin ekspozuesve mundësi të mjaftueshme për të bërë analiza të produkteve dhe të tregut, si dhe u mundësojnë konsumatorëve të mbledhin informacione dhe ide për blerjet e ardhshme. Panairi është i hapur për vizitorët nga data 14 janar deri më 20 janar.
Në panairin IMM Cologne, po marrin pjesë 1300 ekspozues nga vende të ndryshme të botës dhe pritet të vizitohet nga rreth 125,000 vizitorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025