LAJMI I FUNDIT:

Fituesit të çmimit Nobel i merret titulli për shkak të komenteve raciste

Fituesit të çmimit Nobel i merret titulli për shkak të komenteve raciste

Shkencëtarit amerikan njëherit fituesit të çmimit Nobel, James Watson, që ka zbuluar strukturën e ADN-së, i është marrë titulli prestigjioz pasi që në filmin e ri dokumentar ka treguar se nuk ka hequr dorë nga komentet e tij raciste, raporton CNN.

Watson i cili në vitet e ’50-ta së bashku me Francis Crick zbuloi strukturën e ADN-së, ka deklaruar në një dokumentar se janë gjenet përgjegjëse për dallimin në inteligjencë mes personave të bardhë dhe atyre me ngjyrë, transmeton Telegrafi.


Menaxhmenti i laboratorit “Cold Spring Harbor” (CSHL), të cilin Watson e udhëhoqi nga viti 1968 deri më 1993, e ka quajtur komentin e ish-shefit 90-vjeç si të “turpshëm”. Nga ky laborator kanë bërë të ditur se “kundërshtojnë mëdyshjet dhe pikëpamjet personale të pabazuara dhe të pamëshirshme” të këtij shkencëtari. Ata kanë shtuar se deklaratat e tij janë “për t’u gjykuar dhe nuk kanë kurrfarë lidhje me shkencën”.

Biologu i famshëm molekular ka shtuar se megjithëse shpresonte që gjithë njerëzit të jenë të barabartë, “doli të jetë se kjo nuk është e vërtetë tek njerëzit me ngjyrë”. Gjatë një interviste dhënë në vitin 2007 për “Sunday Times”, Watson pati deklaruar se “ka qenë thellësisht i shqetësuar për të ardhmen e Afrikës, pasi që “të gjitha politikat sociale janë të bazuara në faktin se inteligjenca e tyre është sikurse e të tjerëve, ndërsa hulumtimet kanë treguar të kundërtën”.

Për shkak të këtyre deklaratave, CSHL e kishte shkarkuar nga të gjitha detyrat administrative, por deri më tani nuk ia kishte marrë titullin e nderit. Por edhe pse Watson kishte kërkuar falje për deklaratat e bëra në vitin 2007, në dokumentarin e ri të transmetuar më 2 janar ka pranuar se nuk ka ndërruar mendje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori