Rainer Sollich
“Nëse Amerika tërhiqet nga Lindja e Mesme shkaktohet kaos.” Kështu deklaroi kreu i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo para pak ditësh në Egjipt, në një fjalim për politikën amerikane në Lindjen e Mesme. Me këto fjalë ai donte të qetësonte aleatët në rajon, tërësisht të irrituar me paralajmërimin e presidentit Donald Trump para krishtlindjeve për tërheqje “të shpejtë” të trupave amerikane nga Siria.
Por, kjo pasiguri ka për të vazhduar. Sepse vetëm një ditë pas fjalimit të Pompeos, të premten (11.01) SHBA bënë të ditur se tërheqja e trupave amerikane ka filluar ndërkohë, të dhëna të tjera nuk jepen “për shkaqe sigurie”. Në këtë logjikë të prezantuar nga Pompeo, kjo do të thotë, SHBA e lenë Sirinë të zhytet edhe më shumë në kaos.
Ende nuk dihet, se deri në cilën pikë do të vazhdojë tërheqja e trupave amerikane. Rusia, fuqia aktuale e fortë në Siri, ka bërë të ditura dyshimet e saj. Me sa duket SHBA do të vazhdojnë të bombardojnë nga ajri njësitë e mbetura të grupit terrorist “Shteti Islamik”. Megjithatë mbetet rreziku, që SHBA me Sirinë jo vetëm që do t’ia lenë Rusisë në masë të madhe rajonin, por me këtë edhe aleatit më të fortë të rusëve në Siri, Iranit. Kjo kur Pompeo e sulmoi me një gjuhë verbale të ashpër Iranin, duke theksuar se SHBA bashkë me aleatë të tjerë në rajon do të luftojnë influencën e Iranit për aq kohë, sa “edhe çizmja e fundit iraniane të jetë larguar nga Siria.” Se si do të bëhet kjo kur SHBA po tërhiqet dhe kundër vullnetit të Rusisë, këtë Mike Pompeo nuk e tha.
Kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit heshti edhe për një rrezik tjetër: Tërheqja amerikane mund të çojë në atë që Turqia, të sulmojë kurdët, aleatët e deritanishëm të SHBA-së në Siri. Ankaraja ka kërcënuar disa herë, e sipas njoftimeve nga rajoni po përgatitet demonstrativisht për një ofensivë ushtarake. Edhe këtu logjika e Pompeos të çon në përfundimin – tërhiqet SHBA kërcënon kaosi.
Ky kaos nuk kërcënon vetëm Sirinë, por të gjithë rajonin. Nga konflikti Izrael-Palestina deri tek lufta në Jemen, në këtë kënd të botës ekzistojnë frikshëm shumë konflikte, që përmes politikës aksioniste e të pamenduar te Donald Trumpit mund të dalin shumë shpejt nga kontrolli. Deri më tani Trump nuk ka arritur asgjë konkretisht: Izraelitët mund të gëzohen për njohjen e statusit të Jeruzalemit si kryeqytet, por palestinezët marrin shumë më pak mbështetje se deri më tani. “Ujdia e shekullit” e proklamuar fort nga Trumpi nuk duket gjëkundi. Armëpushimi i arritur me aq mundim në Jemen është i brishtë, vuajtja e popullatës jemenite vazhdon. Konfliktet mes aleatit amerikan, Arabisë Saudite dhe Katarit mbeten të pazgjidhura, ndërkohë që retorika amerikane kundër Iranit nën presidentin Trump është bërë kaq e ashpër, sa disa deklarata gati tingëllojnë, sikur verbalisht po përgatitet një konflikt ushtarak. Tek sundimtarët në Arabinë Saudite dhe krerët e shtetit në Izrael një kurs i tillë vërtet që mund të miratohet, por ai është shumë i rrezikshëm. Irani nuk mund të nënvlerësohet ushtarakisht.
Pompeo u distancua shprehimisht nga fjalimi i paraardhësit të Trumpit, Barack Obama në Kairo, që ndoqi një kurs dukshëm më të butë ndaj Iranit. Obama kishte paralajmëruar në vitin 2009, një “fillim të ri historik” në marrëdhëniet me botën arabe dhe në kuadër të “pranverës arabe” vërtet mbështeti forcat demokratike në rajon.
SHBA nën Trumpin bëjnë të kundërtën. Ato bashkëpunojnë, megjithë shkeljen më flagrante të të drejtave të njeriut, si me Riadin ashtu edhe me Kairon. Pompeo në këtë kontekst nuk heziton të thotë në mënyrë cinike se SHBA më në fund ka marrë “rolin tradicional të Të Mirit” në rajon, sikur intervenimet amerikane në Irak dhe Libi në kohën e tyre të ishin përshëndetur njëzëri si “ofensiva çlirimi”, Në realitet ka qenë e kundërta. Edhe politika aktuale e SHBA në rajon nuk prodhon më shumë se kaos, dhe forcon ato regjime në botën arabe, politika e të cilave qëndron në një kundërshti të hapur me vlerat tradicionale amerikane. Nuk mund të dallohet një konsekuencë politike në këtë strategji.
Po Gjermania?
Nga pikëpamja gjermane nuk mund të kritikohet, pa përmendur dy aspekte: Megjithë dallimet amerikane dhe europiane në politikën e Lindjes së Mesme, në vitin e shkuar u rritën ndjeshëm eksportet gjermane të armëve në Arabinë Saudite. Marina egjiptiane duhet të jetë gëzuar në fillim të këtij viti pas një miratimi që Berlini i bëri eksportit të një fregate për Kairon. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj