LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë fjalë të cilat duhet t’i shmangni në CV-në tuaj nëse kërkoni punë të re

Dhjetë fjalë të cilat duhet t’i shmangni në CV-në tuaj nëse kërkoni punë të re

Rrjeti afarist shoqëror Linkedln ka hulumtuar se cilat janë ato fjalë të cilat ju pengojnë që të fitoni punën e re apo që ndokush t’ju ofrojë punë të re në këtë platformë

Në listë janë gjendur dhjetë fjalë të cilat njerëzit më së shpeshti i kanë përdorur në vitin e fundit në biografitë e tyre dhe pikërisht ato janë fajtore që punëdhënësit e caktuar nuk i kanë ftuar në bisedë, transmeton Telegrafi.


Gjuha e cila përdoret në CV thotë mjaft për personin dhe prandaj është shumë me rëndësi që fjalët me kujdes të përdoren dhe tekstualisht të përshkruajnë shkathtësitë.

Nëse këto fjalë nuk mundeni t’i argumentoni me dëshmi, më mirë mos i përdorni.

Këto janë fjalët e zgjedhura të cilat janë gjendur në listën e më të këqijave.

1. I specializuar
2. Lider
3. Me përvojë
4. I zjarrtë
5. Strateg
6. I shkëlqyeshëm
7. I fokusuar
8. Kreativ
9. Entuziast
10. I suksesshëm

/Telegrafi/